MENU
klinika

"Projektligji do hyjë në Kuvend pa asnjë cen"

Paketa Anti-shpifje, Rama: Jemi konsultuar me OSBE-në

16.12.2019 - 17:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, i cili miratoi në tërësi projektligjin për mediat online të ashtuquajturën paketa ‘Anti-shpifje’.

Rama shkroi në Twitter se nuk tërhiqet nga ky projektligj, dhe theksoi se ky hap vjen pas konsultave dhe përpunimeve prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE.

Duke qëndruar në këtë linjë, kreu i qeverisë thekson se projektligji do të do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë.

“Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket! Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet. Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin”, -shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN