MENU
klinika

Ditëlindje në devotshmëri

Papa Françesku pret urimet nga gjithë bota

17.12.2019 - 21:53

        Dita e sotme, shënoi ditëlindjen e tij të shtatë, që e feston si Papë.

Ky dhjetor është një muaj i rëndësishëm për Papën Françesku, që brenda pak ditësh, festoi 50-vjetorin e meshtarisë, në datën 13, e sot, ditëlindjen e tij të 83-të. E gjithë bota po ia uron me dashuri të madhe. Mijëra e-maile janë dërguar nga besimtarët në adresën e postës elektronike, vënë në dispozicion për këtë rast, mijëra letra mbërrijnë në Vatikan, sidomos nga fëmijët.

Ndërkaq, miliona njerëz kanë zgjedhur rrjetet shoqërore për të shprehur urimet, ose vetëm për të bërë një koment nën fotografinë e Papës, publikuar në faqen e tij të Instagramit, Franciscus, sipas VaticanNews.

Mesazhe të panumërta vijnë nga krerët civilë e fetarë të gjithë botës, ndër të cilët edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Të shumta dhuratat, që i mbërrijnë Papës, por pa dyshim, ai vlerëson më shumë lutjet, që i dhuron gjithë bota. Nuk lë rast pa kërkuar: “Lutuni për mua”.

Jorge Mario Bergoglio bëhet Papë

Është preludi i një ngjarjeje tjetër, e destinuar të linte shenjë: më 13 mars 2013, Jorge Mario Bergoglio bëhet Papa i primatëve: i pari që vjen nga Amerika, i pari jezuit, i pari që zgjedh emrin e Françeskut, shenjtit të Asizit, që kishte miq të varfërit, të fundit, të sëmurët, të gjitha krijesat e Tokës, motrën Hënë e vëllain Diell e kishte në zemër paqen ndërmjet njerëzve dhe kombeve. Po ata “miq”, që do të frymëzonin e vazhdojnë të frymëzojnë fjalët dhe gjestet e kësaj papnie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zoti e bekoftë këtë popull"

Papa Françesku lutet për Shqipërinë