Duket se vitin e ardhshëm Partizanin do ta shohim në stadiumin e vet për të luajtur aty ndeshjet e Superligës dhe Kupës së Shqipërisë.
Punimet vijojnë me ritme të shpejta dhe stadiumi i ri të Partizanit dalëngadalë po merr formë. Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se janë duke u kryer punimet për instalimet dhe pajisjet e tribunës qëndrore të stadiumit.
Ka nisur montimi i konstruksionit të mbulesës së tribunave. Shanset janë të larta, që në sezonin e ardhshëm, kampionët e Superiores, të kenë shtëpinë e tyre.
NJOFTIMI
“Vijojnë me ritëm të lartë punimet për instalimet dhe pajisjet e tribunës qendrore të stadiumit. Tashmë ka nisur montimi i konstruksionit të mbuleses së tribunave.”