Janë shumë faktorë që kanë ndikuar, ku kryesorja janë dëmtimet e shpeshta. Vlera e transferimit të Neymar ka rënë për herë të parë në karrierën e tij.
Braziliani ka pasur një periudhë të vështirë te PSG dhe kjo është reflektuar në vlerësimin e tij të fundit. Karriera profesionale e Neymar nisi te Santos në vitin 2009, kur u promovua nga ekipi i të rinjve.
Në atë fazë, ai u vlerësua 900.000 £, sipas “Transfermarkt”. Prej atëherë, vlera e tij u rrit vit pas viti dhe ngeci vetëm nga sezoni 2016-2017 në 90 milionë £, kur ishte te Barcelona.
Rritja më e madhe e kartonit të tij ishte midis viteve 2017 dhe 2018, kur shkoi nga 90 milionë £ në 162 milionë £ te PSG. Klubi i tij i parë, Santos, e shiti Neymar te Barça në vitin 2013.
Një marrëveshje, vlera e vërtetë e së cilës është mbuluar me mister. Ai besohet se u transferua për rreth 73 milionë £, por kjo shumë mund të bazohet më shumë te shifrat zyrtare, të raportuara nga Barça dhe Santos.
Sidoqoftë, vlera e tij e “Transfermarkt” për vitin 2013 ishte 45 milionë £. Në vitet në vijim, kur Neymar, së bashku me Lionel Messi, pati formën më të mirë të karrierës së tij te Barcelona, vlera e kartonit u rrit.
Ajo shkoi, mes viteve 2013 dhe 2014, nga 45 milionë £ në 63 milionë £. Vlera e tij lloi të rritej përsëri. Kapërcimi i madh u bë në vitin 2017, kur çmimi shkoi nga 90 milionë £ në 198 milionë £, gjatë transferimit nga Barça te PSG.
Edhe pse ylli brazilian ka krijuar një figurë disi të pakënaqur gjatë kohës së tij në Francë, përfshirja në fitoren e titullit të PSG-së gjatë sezonit të parë në Ligue 1 pa që vlera e tij totale të rritet përsëri, në nivelin më të lartë të karrierës: 162 milionë £ në qershor 2018.
Por, pas një viti të vështirë, i cili ndezi thashethemet për një rikthim te Barcelona, vlera e tij ka rënë përsëri në 144 milionë £ në azhornimin e fundit të dhjetorit 2019.