MENU
klinika

Pas Albin Kurtiti/ Dalin SMS-të

Kërcënohet djali i Isa Mustafës

30.12.2019 - 08:50

Pas kreut të Lëvizjes Vetëvendosja, është kërcënuar me vdekje edhe djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe mesazhin kërcënues dhe emrin e atij që ia dërgoi.

Në mesazhin që Besnik Mustafa ka marrë thuhet se ai do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar kreut të LDK-së Isa Mustafës.

Ai është kërcënuar mbrëmjen e kaluar, teksa gjatë ditës u arrestua anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, pasi bëri një deklaratë të fortë, ku shkruante se Albin Kurti ka dy mundësi: të lërë Kosovën ose do të vritet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN