MENU
klinika

Edhe Teuta me Luftëtarin largojnë trajnerin

Shkarkohet Lerda, kush do ta drejtojë Partizanin?

14.12.2019 - 20:58

Dy humbjet e fundit të Partizanit, duke kulmuar në derbi ndaj Tiranës, ka mjaftuar për t’i dhënë fund aventurës së Franco Lerdas me të kuqtë.

Presidenti Demi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me italianin ditën e sotme. Dy humbjet radhazi të të kuqve kanë mërzitur stafin drejtues, që duke marrë shkas sidomos nga loja jo në nivelet e kërkuara të ekipit, ka vendosur që të largojë teknikun e afruar gjatë verës.

Trajnerit i është komunikuar sot vendimi i presidentit të klubit, duke ndërprerë marrëveshjen e nënshkruar mes palëve. Tani pritet të mësohet emri i trajnerit te ri që do të drejtojë të kuqtë në vijimësi.

Nuk dihet nëse klubi do të zgjedhë një të përkohshëm deri në fund të edicionit, apo nëse do të  zgjedhë që tani teknikun me të cilin pritet të vijojë sezonin.

Orges Shehi mund të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit. Ish-kapiteni i të kuqve që ka luajtur me kryeqytetasit nga viti 2005 deri në 2009-ën, pritet të marrë drejtimin e skuadrës. 

orges shehi
orges shehi

Përfaqësueses të klubit kampion kanë biseduar intensivisht gjatë orëve të fundit me ish-ttrajnerin e Skënderbeut dhe pritet që Shehi të kthehet i kuq pas 10 vitesh.

Humbja e thellë me skuadrën e Kukësit i ka kushtuar shumë edhe trajnerit të skuadrës së Teutës, Bledi Shkëmbi, që pas takimit nuk do të jetë më trajner në Durrës.

Ishin drejtuesit durrsakë që janë mbledhur dhe kanë diskutuar dhe ka qenë vetë klubi që në një postim në faqen zyrtare ka zyrtarizuar largimin e trajneri Shkëmbi.

NJOFTIMI I TEUTËS:

Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi. Falënderojmë trajnerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë!”.

Mësohen se gjasat më të mëdha për të marrë drejtimin e Teutës është që shkodrani Edi Martini. Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare nga klubi, mësohet se palët janë futur në bisedime dhe akordi duket shumë pranë.

Pas Franco Lerdës dhe Bledi Shkëmbit, është greku Jorgos Marantas trajneri i radhës që shkarkohet nga klubet e Kategorisë Superiore. Ka qenë vetë drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj, që ka konfirmuar lajmin.

Luftëtari është me vetëm 8 pikë në vend të parafundit pas 15 javësh kampionat, një ecuri negative që nuk ka pasur asnjë precedent në historinë e klubit në elitën e futbollit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë gëzojnë në limite

Tirana thyen Partizanin pas 18 ndeshjesh derbi