MENU
klinika

"Kokino" në Majën e Shenjtë

Pellazgët astrologë 1,800 vjet para Krishtit…

18.12.2019 - 13:36

     Shkruan: Fahri Xharra

Sa më shumë po kalon koha; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar, aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes. Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet, mos i numëroni yjet natën se nuk duhet; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla, bënim atë që na thoshin dhe i përkuleshim mosdijes, e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.

Na janë fshehur gjërat me shekuj edhe vazhdojnë të na fshehën. Prapë, rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje dhe prapë në frikën nga shpejtësia e informimit, mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!

Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA, në vitin 2005, i përcaktoi këto pesë vende, si trashëgimi botërore e vendeve nga ku është vrojtuar qielli mijëra vjet më herët: Abu Simbel (Egjypt), Stonehenge (Britani e Madhe), Angkor Vat (Kambogja), Goseck (Gjermani) dhe… jo nuk e them dot, se ne shqiptarët kemi nga ata të cilët, nuk e besojnë dhe nuk na lejojnë t’i besojmë. Vendi i pestë i botës ku kishte observator, prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit edhe sot e kësaj dite, banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës. Quhet Kokino. (Më vjen keq, që unë nuk e di sesi ajo bjeshkë quhet shqip).

Kush e thotë që Kokino ishte Ilire? Por, kjo është e vërtetë. Kemi pra, të bëjmë, me të parët tanë që kishin njohuri astrologjike, mjekësore, anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre, i kishin mbretëritë e tyre, i farkonin monedhat dhe shpatat.

Pse tani Kokino, kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi, me ulje të standardit jetësor dhe me… me..? Por, ne duhet të dimë se kush ishim dhe si të tillë, ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biem pre e mashtrimeve, vetëmohimeve dhe vetëzhbërjes.

“Ishte viti 2001, në udhën që mund të ecet vetëm këmbë deri në maje të bjeshkës, afër fshatit Kokino, arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeologjik që daton që nga Epoka e Bronzit. Vendzbulimi që e ka një dimension hijerëndë, është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset“ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikëzuara drejtë lindjes.

A ishin ato vende ashtu të paprekura nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e parë, vërehen gjurmët e ndërhyrjes së dorës së njeriut. Çdo gjë është e rregulluar që t’i përshtatët një observatori qiellor. Sipas koordinatave të Diellit, si dhe nga qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori daton që viti 1800 para Krishtit (shumë kohë para Luftës së Trojës, 1180 BC ). Ishim pra, ne aty. Të tanët, punonin aty. Gropimet arkeologjike aty afër, apo aty në vend zbuluan material të çmuar fragmente qeramike, eshtra shtazësh, peshore piramidale, fragmente të gurëve të bluarjes dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.

Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë dy mijë vjetëve BC si Observator, me të cilën shihet kaluara e lartë e popullit, si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilirëve të kohës.

Materialët e gjetura në platformën e epërme e që mund të barten tregojnë se, ato i kishin edhe qëllimet tjera të përdorimit e që nuk dihet se pse. Por, vetë vendi dhe koncepti i vendit, tregon se aty ishte edhe një Majë e Shenjtë.

Shenjat e gjetura të gdhendura mbi gurë i tregonin shënimet e të gjitha pikave karakteristike të lëvizjes së Diellit dhe Hënës në horizontin Lindor. Observatori ishte stacionar (i palëvizshëm) nga i cili shënoheshin pozitat e diellit në dimër e verë. Lartësia e tij mbi nivelin e detit ishte 1 013m. Banorët pellazgë i përdorën shkëmbinjtë natyrorë vullkanikë, për të shënuar lëvizjet e trupave qiellorë duke e bërë edhe kalendarin hënor (të Hënës).

Por, vendi i zbuluar e kishte edhe rëndësinë e tij edhe si vend i ceremonive fetare të hershme historike. Sipas të gjitha gjasave, në kohën më të rëndësishme të vitit në kohën e korrjeve “lidheshin” me Perëndinë e Diellit, për falënderime dhe për shpresë për në korrje më të madhe në vitin tjetër. Ky mal dhe rreth malit, janë quajtur “Mali i Shenjtë”.

Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj, që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 40 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht vizatimet e shqiponjave. Janë gjetur gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. “Kokino kultura” është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.

Observatori Megalitik i Kokinos është në verilindje të MV-së, afër kufirit me Serbinë; afër fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e neolitit, duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme, vende të shenjta dhe ngjarje deri në 6 000 vjet të vjetra.

Vendi ku është vrojtuar pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla, kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrit, ka dëmtime të mëdha.
Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur dhe e shënuar mirë.

Nga Observatori Kokino, janë shikuar lëvizjet e yjeve:
Sipas Hyllvegut (kalendarit te vjetër shqiptar):

* 22, 23 dhe 24 dhjetor: Dielli ndalon zbritjen e tij në horizont, pra lind çdo ditë në të njëjtën pikë;

* 23 dhjetor: agjërim (futet një gur i vogël në gojë në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës agjërohet deri në mbrëmje. Mes

23 dhe 24 dhjetorit kalohet rreth e rrotull zjarrit, pastaj fillon te zgjatet dita;

* 24 dhjetor: ndizet buzmi në vatër, një cung (dru për ritual) i prerë enkas për këtë festë;

* Nata ne mes 24-25 dhjetorit: Festa e lashte e Buzmit, Sipas kalendarit shqiptar, festat tjera me radhe nga kjo date e ndjekin solsticin dimëror deri ne 6 janar…

Shqiptarëve të Kumanovës, shkoni në Kokino dhe përcjellni lëvizjen e yjeve, pra të “Arushës së Vogël” dhe e shihni që erdhëm në Mesdimer. Lëvizjet e “Arushës së Vogël” rreth Yllit Polar (Ylli i Mëngjesit) sipas stinëve të vitit./Konica.al