MENU
klinika

Çfarë po ndodh në liqenin e Banjës

Policia dhe RENEA zbarkojnë me urgjencë në Gramsh

30.12.2019 - 13:29

Një 40-vjeçar është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, në Gramsh.

Policia njofton se lajmi është marrë përmes një telefonate, që ka vënë menjëherë në lëvizje uniformat blu, shërbimin zjarrfikës dhe forcat speciale RENEA, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit.

  • Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në kërkim të turistëve të tjerë shqiptarë

Të bllokuar në Holtë, gjendet trupi i 25-vjeçares së mbytur