MENU
klinika

“Air Albania” kaloi provën e dytë

Policia monitoron tifozëritë “live” me detaje

13.12.2019 - 21:36

Derbi i kryeqytetit dhuroi shfaqje të vërtetë, si në fushë, ashtu edhe në tribuna, sidomos me ultrasit që treguan anën njerëzore me banderolat e tyre kushtuar të ndjerëve nga tërmeti dhe Kosovës për ndihmën.

Stadiumi “Air Albania” e kaloi plotësisht provën edhe me një ndeshje të kampionatit shqiptar, si në pjesëmarrje, ashtu edhe në mbarëvajtje, ku një rol pati edhe Policia e Shtetit.

Për të shmangur qoftë edhe incidentin më të vogël, forcat e rendit dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit ka marrë masa ekstra, ku stadiumi ka kamera në çdo cep dhe kanë monitoruar “live”.

Ekspertë të forcave të rendit kanë vrojtuar gjithçka ndodhi në “Air Albania Stadium” në ambientet e brendshme, në shkallët e stadiumit, por edhe rreth e rrotull impiantit më të madh në vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë gëzojnë në limite

Tirana thyen Partizanin pas 18 ndeshjesh derbi

Tifozëritë japin spektakël

Derbi, dy parrulla emocionuese për Kosovën

Banderola për të ndjerët nga tërmeti

“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen”