MENU
klinika

Ja përse konsiderohen revolucionare

Produktet teknologjike që bënë diferencën dekadën e fundit

31.12.2019 - 20:10

Për fat të mirë nuk ka mungesë produktesh të cilat konsiderohen si revolucionare ose transformuese nga krijuesit e tyre në momentin kur prezantohen.

Sigurisht çdo kompani e cila sjell një produkt të ri për botën, dëshirën të besojë se ka për të ndryshuar mënyrën sesi jetojmë dhe përjetojmë teknologjinë në të ardhmen.

Ata kështu mendojnë, dhe nganjëherë u del e ashtu siç e kishin imagjinuar. Në këtë artikull kemi 10 raste gjatë viteve 2010-2019 ku realisht produktet e kompanive ndryshuan mënyrën tonë sesi jetojmë dhe përjetojmë teknologjinë.

WhatsApp

WhatsApp

Aplikacioni i komunikimit privat u lançua në Nëntor të 2009 por impakti më i madh erdhi në dekadën që pasoi. Në vitet e para themeluesit Jan Koum dhe Brian Acton tarifonin 1 dollarë në vit për shërbimin por kjo nuk e pengoi WhatsApp të rritej sidomos në vende si Brazili, Indonezia dhe Afrika e Jugut.

WhatsApp funksiononte thuajse me çdo pajisje moderne mobile. Gjithashtu enkriptimi fundor solli më shumë besim tek përdoruesit. Në 2014-ën u ble nga Facebook për 19 miliardë dollarë dhe sot është një prej aplikacioneve më të përdorura me 1.6 miliardë përdorues po aq i rëndësishëm sa edhe një rrjet social.

Apple iPad

Apple iPad

Kur Steve Jobs tregoi për herë të parë iPad në fillim të 2010-ës, shumë njerëz dyshuan nëse ka hapësirë për një produkt të mesëm i cili ishte më i madh se një smartfon po më i lehtë se një laptop. A supozohej të kryenit telefonata me këtë gjë? Dhe ai emër i çuditshëm.

Ja që nuk kaloi shumë kohë dhe çipet brenda këtyre pajisjeve të reja ishin po aq të fuqishme sa të një laptopi. Në 2013-ën iPad ridefinoi çdo do të thotë i hollë dhe i lehtë ndërsa në 2015-ën iPad Pro ishte tableti i parë i kompanisë me një laps Stylus dhe procesor 64-bit. iPad-i sot nuk është thjeshtë një tablet, por kompjuteri i të ardhmes.

Uber (Lyft)

Uber

Kujt ja merrte mendja se disa të pasionuar të teknologjisë e kishin të vështirë të gjenin një taksi në mes të San Franciscos derisa shqetësimin e tyre e transformuan në teknologjinë inovative të dekadës? UberCab u lançua në Qershor të 2010-ës dhe njerëzit me të mund të thërrisnin një taksi me një buton në smartfon. Në ditët e para shërbimi operonte vetëm në disa qytete dhe kishte tarifë të lartë.

Lançimi i UberX në 2012 e ndryshoi ndërsa me ardhjen e Lyft në të njëjtin viti Uber tashmë kishte konkurrencë. Sigurisht shërbimi u përhap në mbarë botën por pati edhe probleme. Bashkëthemelues i kompanisë Travis Kalanick u largua ndërsa marrëdhënia e kompanisë me shoferët nuk ka qenë ndonjëherë më e brishtë.

Instagram

Instagram

Kur nisi e gjitha, Instagram kishte të bënte vetëm me filtrat. Përdoruesit e parë e instaluan aplikacionin për filtrat “X-Pro II” dhe “Gotham”. Por bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger kishin një vizion përtej filtrave. Ajo çfarë Instagram bëri ishte fokusimi vetëm tek kamera duke eliminuar statuset dhe lidhjet e mërzitshme të rrjeteve të tjera sociale.

Instagram u ble nga Facebook në 2012, vetëm dy vite pasi u lançua. Tashmë ka edhe komunikim privat, histori me limite kohore dhe diçka të re të quajtur IGTV. Por esenca i ngelet: njerëzit hyjnë aty për të parë dhe për tu parë.

Apple iPhone 4S

Apple iPhone

Lançimi i modelit origjinal të iPhone në 2007 ishte një prej eventeve më me influencë në epokën tonë moderne. Por në dekadën e fundit, iPhone 4S prezantuar në Tetor të 2011, ishte një moment jetik për biznesin e Apple. Pajisja e ridizajnuar kishte tre veçori të reja të cilat do të ndryshonin mënyrën tonë sesi i shfrytëzojmë pajisjet teknologjike: Siri, iCloud dhe një kamër e cila kapte foto 8-megapiksel dhe video 1080p HD.

Në pak kohë këta telefonë nxorën jashtë loje kamera e dedikuara. iCloud u bë ura lidhëse për sinkronizimin e aplikacioneve dhe të dhënave mes disa produkteve dhe Siri na tregoi sesa të dobishëm janë asistentët virtualë.

Tesla Model S

Tesla

Nuk është makina e parë elektrike për masat por Tesla Model S ishte e para për mënyrën sesi kapi imagjinatën e adhuruesve të makinave. Tesla zhvendosi fokusin nga makina të vogla elektrike drejt veturave luksoze me pesë dyer si Model S që u lançua në Qershor të 2012. Në 2013-ën ishte makina e vitit për MotorTrend.

Normalisht nuk do të kalonte pa problemet e veta kryesisht me autopilotin i cili u përfshi në disa aksidente fatale por Tesla nuk ka këshilluar asnjëherë që drejtuesit të heqin duart nga timoni edhe pse autopiloti është në përdorim. Në fund kjo makinë nxiti një lumë inovacioni në treg dhe sot kompanitë tradicionale po garojnë për të kapur Teslan.

Oculus Rift

Mark Zuckerberg, chief executive officer and co-founder of Facebook Inc., speaks during the Oculus Connect 5 product launch event in San Jose, California, U.S., on Wednesday, Sept. 26, 2018. Facebook unveiled a wireless virtual-reality headset called Oculus Quest, an attempt to help popularize the developing technology with a more mainstream audience. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg via Getty Images

Mbase realiteti i virtual nuk mori vëmendjen e duhur. Por potenciali i tij është aty dhe Oculus e zbuloi dhe jetësoi i pari. Demot e para të Oculus Rift në 2013 i bënë gazetarët e CES 2013 të dukeshin sikur po ecinin për herë të parë në këmbë. Fushata e Oculus në Kickstarter grumbulloi 250,000 dollarë ndërsa krijuesit morën 2.5 miliardë dollarë investime. Oculus Rift kushtonte 600 dollarë dhe ishte i shtrenjtë.

Në 2014-ën CEO i Facebook Mark Zuckerberg e bleu për 2.3 miliardë dollarë pasi e kishte provuar një pajisje të tillë në Universitetin e Stanford.

Google Pixel

Për tetë vite me radhë përpara se të debutonte smartfoni Pixel, Google qëndroi duke parë sesi partnerët e harduerit si HTC, Motorola, LG dhe Samsung vendosnin sistemin operativ Android të kompanisë në pajisje shumë cilësore. Por asnjë prej këtyre telefonëve nuk arriti dot atë ekselencën e iPhone. Pajisjet iOS kishin avantazh sepse Apple kontrollonte çdo gjë që nga hardueri tek softueri. Nëse Google dëshironte të konkurronte, duhej të bënte të njëjtën gjë që Apple kishe bërë.

Pixel i parë ishte një zbulim për botën Android. Një dizajn i hollë dhe komponentë premium e një kamër të pashoq. Telefoni nuk kapi shumë treg por koncepti që vendosi e goditi industrinë. Sidomos teknologjia e kamerës kombinuar me magjinë softuerike të Google vendosën standarde të reja.

SpaceX Falcon Heavy

Ky ishte me të vërtetë lançim produkti. Në Shkurt të 2018-ës 7 vite nga prezantimi i projektit, kompania SpaceX e Elon Musk hodhi në hapësirë raketën me 27 motor Falcon Heavy. Ishte lançimi më i fuqishëm ndonjëherë me vetëm një fraksion të kostos së raketave të NASA.

Inovacioni më i madh i SpaceX ka qenë mundësia të për ripërdorur raketat e lançimit.