MENU
klinika

Bashkimi i dy rrugëve nacionale

Projekti i FSHZH/ Përfitojnë 129 mijë banorë

15.12.2019 - 12:18

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës, konkretisht në Lotin II, që përfshin 3 bashki të këtij Qarku.

Sipas FSHZH-së, aktualisht janë në ndërtim e sipër, veprat e artit (tombino, urë). Kjo ndërhyrje me financim të Qeverisë Shqiptare, ka një shtrirje gjeografike në qarkun Vlorë, Luginën e Lumit të Vlorës që përfshinë Bashkinë Vlorë, Selenicë dhe Himarë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Më herët infrastruktura ekzistuese nuk favorizonte aspak banorët e kësaj zonë. Amortizimi i këtij aksi lidhës, ndikonte në kushte jo të mira jetese dhe sektori i turizmit, nuk po ndihmonte zhvillimin e ekonomisë lokale.

Ky projekt në një gjatësi investimi prej 90 km, organizuar në Lot-e dhe përfitues direkt 129 mijë banorë, synon të arrijë një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme për infrastrukturën publike në zonën e bregdetit të jugut.

“Specifikisht në këtë zonë do të mundësojë lidhjen e dy rrugëve nacionale (SH4-SH8) dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës. Me një impakt të pritshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe sektorit të turizmit, duke mundësuar shërbime optimale për popullsinë vendase dhe turistët”– bën të ditur FSHZH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liqeni 'zgjohet' me pamje të re

Fondi i Zhvillimit jep lajmin e mirë për Belshin