MENU
klinika

Financuar nga Banka Botërore

FMN/ Investimi i shumëpritur nga banorët dhe turistët

11.12.2019 - 10:36

Rajoni i Alpeve është ‘muzeu natyror’ ku peizazhet e pacenuara janë një nga asetet më të rëndësishme të turizmit malor duke ftuar çdo turist për eksplorim.

Ndërkohë që rutina e përditshme bëhet më e shpejtë, një numër gjithnjë e më i lartë njerëzish po zbulojnë shtigjet dhe lartësitë e maleve si mundësi për zbavitje, aventurë dhe çlodhje.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit vë në veprim përmirësimin e infrastrukturës, për të nxitur turizmin në të gjitha qarqet e Shqipërisë, duke i sjellë gjithnjë e më pranë destinacionet turistike.

Prej muajit tetor të këtij viti, FSHZH ka filluar zbatimin e projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Qafë-Thore-Theth’. Ky projekt po zbatohet në kuadër të programit ‘Rrugët Lidhëse Rajonale’ financuar nga Banka Botërore. Me një gjatësi prej 16 km rruga lidh Thethin me Qafë-Thoren, Bogën dhe Shkodrën.

Ndër të tjera, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më kyçe të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët. Punimet e kërkuara sipas kësaj kontrate konsistojnë kryesisht në; lëvizjen e tokës dhe gërmimet, shtrimin dhe kompaktimin e shtresave të mbivendosjes së rrugës, punimet e asfaltit, punimet e shërbimeve, betonet dhe armaturat dhe punimet e peizazhit.

Shërbimet e kërkuara për ndërtim konsistojnë në: rindërtimin e rrugës, ndërtimin e strukturave, elementet e sigurisë, përmirësimin e peizazhit, etj. Rindërtimi i rrugës do të rrisë vlerën e aseteve përreth, lehtësimin e aksesit në zonë dhe lëvizjen për banorët lokalë dhe mundësinë e hyrjes.

Ndërhyrja në këtë aks specifikisht synon të lehtësojë aksesin në një prej zonave më të frekuentuara të Alpeve. Kalimi Valbonë – Theth me peizazhin e mrekullueshëm, ujëvara dhe Syri i Kaltër, Kulla e Ngujimit dhe kuzhina tradicionale, janë vetëm disa prej atraksioneve që nxit turistët të marrin rrugën drejt Thethit.

Ndërkohë, për banorët, krahas rritjes së numrit të turistëve në bujtinat e shumta që janë hapur, ky investim do të lehtësojë qarkullimin edhe gjatë muajve të dimrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fokusi i diskutimeve, kursi i këmbimit dhe kreditimi

BSH-FMN takim për ecurinë e sistetimit bankat