MENU
klinika

Fokusi i diskutimeve, kursi i këmbimit dhe kreditimi

BSH-FMN takim për ecurinë e sistetimit bankat

25.04.2019 - 14:23

Kursi i këmbimit dhe ecuria e tij, tregjet financiare, sistemi bankar, ecuria e kreditimit dhe parashikimet për 2019 dhe kreditë me probleme, ishin ccështjet kryesore që u diskutuan sot mes Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe shefit misionit të FMN-së në Tiranë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë. Ky takim u zhvillua në kuadër të diskutimeve për Artikullin IV me misionin e FMN-së në vendin tonë.

Çështjet e diskutuara gjatë këtij takimi ishin: zhvillimet makroekonomike, pritshmëritë për vitin 2019 dhe periudhën afatmesme, faktorët e rritjes ekonomike; inflacioni dhe parashikimet për kthimin e inflacionit në objektiv; kursi i këmbimit dhe ecuria e tij; tregjet financiare; sistemi bankar, konsolidimi i tij dhe treguesit financiarë, mbikëqyrja bankare; ecuria e kreditimit dhe parashikimet për 2019; kreditë me probleme, zbatimi i planit ndërinstitucional për reduktimin e tyre dhe masat që po ndërmerren në këtë drejtim, pritshmëritë për 2019; paketa e deuroizimit dhe masat përkatëse; modernizimi i sistemeve të pagesave.

Në ditët në vijim, misioni i FMN-së do të zhvillojë takime me drejtues të lartë pranë Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim diskutimin më në detaje të çështjeve të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit.