MENU
klinika

Hetimet pas tërmetit

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela nis detyrën nga Durrësi

07.12.2019 - 10:54

Një ditë pas marrjes së detyrës prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, e ka nisur nga Prokuroria e Durrësit. Drejtësi pas dëmeve të mëdha që la pas tërmeti i 26 nëntorit në vend ishte premtimi i parë që Kryeprokurori Çela, bëri gjatë fjalës së tij në marrjen e detyrës.

Ai kërkoi rezultate nga hetimet e nisura lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në një numër të madh banesash në Tiranë, Durrës e Thumanë.

“Sot ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë shumë të madhe për shkak të ngjarjeve që ndodhen në fund të nëntorit. Besoj se përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të spikasë në raport me atë që po bëjnë dhe institucionet, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, që më në fund në këtë vend të bëhen gjëra konkrete”, tha Çela një ditë më parë.

Kujtojmë se Prokuroria ka nisur hetimet pak ditë pas tërmetit, në Durrës, Tiranë dhe Thumanë. Sipas njoftimeve zyrtare, pjesë e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”, janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet vendore, zbatimi i tyre nga ndërtuesit, si dhe rastet e ndërtimeve abuzive dhe mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin