MENU
klinika

"Një grua që bën krim ka 1001 arsye..."

Rama: Sistemi ynë gjyqësor ka favorizuar burrat para grave

28.12.2019 - 12:35

Kreu i qeverisë foli para grave të burgosura për draftin për aministinë e grave të burgosura, duke e lidhur dënimin e tyre me plagën e Reformës në Drejtësi, ku persona të korruptuar kanë favorizuar burrat në dhënien e vendimit.

“Është fatkeqësi e madhe kur sheh gjithë historinë e sistemi tonë gjyqësore, sheh se në kapitullin e gjyqeve, raporti i vendimeve që shkojnë në favor të burrave me gratë, është skandaloz. Kam parasysh gjyqe që të rrëqethin mishin. Me Reformën në Drejtësi unë kam shumë besim se gjërat do të ndryshojnë. Ky është një proces që kërkon durim shumë të madh.

Ajo që është bërë në këtë periudhë nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera për të korruptuarit në sistemin e drejtësisë, që me kostum dhe kravatë kanë dhënë vendime që e kanë shkelur të drejtën e njerëzve të zakonshme. Kjo është një rrugë më e gjatë se durimi i njerëzve dhe shtrohet me mundim të madh. Në fund të gjithë mendojnë se fëmijët tuaj njerëz të jetojnë në një vend me një sistem drejtësie nuk i bën më fajet e bëra në këto 30 vjet”– tha Rama.

 Rama tha se për ato që nuk do përfitojnë lirinë do të krijohen kushte për të bërë sa më lehtë dënimin.

“Faleminderit për praninë tuaj. Në kushte që jeni është një pranie detyruar por jam i bindur nga fjalët e zonjave që folën se është një prani e dëshiruar. Më vjen shumë mirë që bëjmë këtë amnisti. Ne dëshironim që të gjitha të përfitonin nga amnistia në një mënyrë a tjetër, dhe duke parë rastet një nga një, më vjen mirë që gjysma do lirohen menjëherë dhe të tjerat do përfitojnë 1/3 ulje të dënimit.

Unë kam bërë shumë debat me gjithë ekipin e amnistisë sepse do kisha dashur më shumë ulje, jo për të justifikuar krimet por për arsye se unë besoj se kur një grua arrin në atë ekstrem, përtej faktit që kryen një krim, ka me siguri 1001 arsye, plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura që e çojnë në atë pikë.

Me duhet të them se predispozita e ministres ka qenë maksimale por edhe kufizimi në këtë pikë i ka të gjitha arsyet legjitime dhe morale. Etilda vjen nga një rrugë e nisur në anën e të drejtave të njeriut duke qenë person aktiv në këtë fushë. Do të bëj të mundur që ato që do qëndrojnë të ndihen më mirë.

Kam biseduar me drejtoren tuaj për të krijuar kushte që ju të mund të keni një jetë të përditshme dhe një aktivizim që ta bëjë më të lehtë dënimin”– tha kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN