MENU
klinika

"Të gjitha do hetohen"

Rama sulmon sërish mediat : Histori qensh, çorodi dhe budallallëqe

05.12.2019 - 16:37

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish median e cila sipas tij ka abuzuar gjatë raportimeve për tërmetin e 26 nëntorit.

Nga foltorja e kuvendit ku u diskutua projekt-buxheti i vitit 2020 Rama tha se mediet nuk kanë kryer detyrën e tyre informues për të sjellë realitetin por kanë sjellë çoroditje, histori qensh.

Fjalimi i plotë i Ramës:

“Kam dëgjuar këto ditë lloj lloj budallalliqesh. Unë kam zënë shumë vend në ekran por nuk e them fare për modesti por po të mos ishin të gjithë ata që shikoni prapa nuk do ishte bërë dot as 1/10 e asaj që është bërë. Sepse realiteti nuk është ai që tregon televizori.

As ai që secili percepton nga ekranet, portalet apo kanalet. Realiteti është ai që është në territori dhe nuk është as përgjejgësi dhe as detyrimi i askujt volumi i paraqitjes së secilit prej tyre në televizor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Ministrja e Mbrojtjes, ministri I Brendshëm kanë qenë non stop. Ka qenë një superenergji nga e gjithë qeveria.

Ka pasur raste abuzimesh me ndihma, se ato që kanë dalë në tv nuk kanë qenë me aktorë filmash, por ato abuzime, nuk janë as 1% në raport me ndihmat që janë dhënë. Janë episode.

Nëse këto episode kthehen në valle e këngë në tenda televizive ku ata që ishin prekur realisht nga tërmeti dukeshin normal dhe ata që vetëm sa u ishte tundur karrigia nga poshtë lart dukeshin sikur ishin cmendur natyrisht që mesazhi është I keq. Të gjithë ata që e ndjekin këtë situatë nga matanë kufijve tmerrohen.

Një dekurajim një mërzi, corodi tek njerëzit që në tv kërkonin të shikonin cfarë po ndodh me vendin e tyre, lagjen, të afërmit e tyre dhe shikonin hajdutë xhepash. Sikur ata kishin marrë nën kontroll situatën e jo 5 mijë policë, ushtarë, mjekë infermierë njerëz të shtetit. Dhe pastaj klithmat: Uaa spaska doreza .. pa kapele.. po çizmet ky I ka ky mi.. histori qensh.

Për më tepër që faktet janë fakte. Ka pasur mbi 900 të plagosur dhe mbi 300 njerëz kanë hyrë në kategorinë e atyre që ishin realisht nën rrezik. Kush i nxorri ata që ishin nën gërmadha, këta që klithnin nëpër tendat e medias apo njerëzit e këtij shteti?!

Rama tha se qeveria e tij arriti ta përballonte më së miri gjithë situatën dhe para se të vinte ekipi I parë I shpëtimit nga jashtë nga rrënojat ishin nxjerrë 38 persona

“Kur ka mbërritur misioni i parë nga jashtë që kanë ardhur në kohë urgjente por kanë ardhur vonë, ishte errësuar në Shqipëri kur ka mbërritur misioni i parë ishte 38 numri i të shpëtuarve. Kush i nxorri ata?! Këta me telat e mikrofonave, apo i thithëm me objektivin e kamerës apo i nxorri Ralfi duke kërkuar matrapik.

I nxorrën njerëzit e shtetit. Natyrisht në operacionet e tjera duhet super sofistikim dhe ne nuk e kemi. Ky ishte rasti për ta përmirësuar më tej gjithë strukturën tonë të forcave që janë për reagimin e menjëhershëm. Na duhet ti adresojmë në ligj. 

Te gjitha do hetohen

“E keni gabim është fotografuar gjithçka. Është fotografuar kur ka ndodhur menjëherë, gjatë procesit dhe mbrapa. Dhe aty ku janë pastruar janë marrë dhe kampionët e tullave dhe betonit dhe po bëhen dosjet gati. Dhe këtu pati klithma pse nuk janë arrestuar akoma.

Ndërkohë që kjo është një klithmë e përgjithshme e tendave mediatike që kërkonin arrestime që ditën e parë. Natyrisht duhen arrestime se nuk iu punon themeli.

Në vend që ditën e parë, 2, 3 4, 5 t’i kthenin sallonet e tyre në sallone energjish pozitive të qetësonin njerëzit. Të bënin verifikim të pesëfishtë të pseudoekspertëve që sillnin aty.

Të garantonin 100% se kush futej aty të thoshte një fjalë të mencur dhe jo budallallëqe u futën në garë se kush gjen më shumë delirantë për ti marrë, donin arrestime ditën e parë, dhe faturën e dëmeve ditën e dytë. Ndërkohë që në vende të tjera duan gjysmë viti në rastin më të mirë donin dhe shtëpi ditën e parë.

Këta i duan pa varrosur akoma të vdekurit, duan arrestime, dëmshpërblime shtëpi të gjitha, ngaqë I kanë marrë qyl gjërat në jetë. E sigurtë është që të gjitha ndërtimet, jo vetëm ato të shembura por dhe ato në riparim janë në process hetimi.

Që nga ora e parë drejtori i policisë së shtetit ka angazhuar grupin e posacëm të policisë kjriminale për të nisur mbledhjen e provave tani po punojmë bashkë me prokurorinë për të evidentuar të gjitha. Janë dosje të tëra që janë marrë.”

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”