MENU
klinika

Sipas businessmag

Raporti/ Trasaksionet cash, shqetësim për instituicionet

30.12.2019 - 15:33

Sipas businessmag, transaksionet përmes sistemit POS, Jo Cash zënë rreth 21% të totalit të të gjitha pagesave. Të dhënat vijnë nga raporti i periudhës janar-shtator 2019 të Bankës së Shqipërisë.

Në një treg të pazhvilluar si ky i transaksioneve online, ritmi i rritjes ka qenë i lartë (Katërfishim i peshës së transaksioneve në dhjetë vitet e fundit, në totalin e tyre), por niveli mbetet ende i ulët krahasuar me shumë vende të tjera Europiane, përfshirë këtu edhe vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të raportit, kartat bankare në vendin tonë përdoren më së shumti për shërbime bazë, si tërheqja e parave Cash nga ATM-të.

Kjo praktikë po i lë gjithnjë e më shumë vend trendit të ri të pagesave me kartë në POS. E-commerce është prezantuar vitet e fundit si një shërbim opsional, por, pavarësisht interesit të përdorimit, ofrimi i këtij shërbimi është ende i kufizuar.

Aktualisht shërbimi ofrohet vetëm nga një e katërta e bankave që operojnë në treg. Transaksionet cash vijojnë të mbeten burim shqetësimi për institucionet financiare dhe publike.

Krahas nivelit të lartë të informalitetit që pasqyron, paraja cash ka një kosto të lartë të menaxhimit. Pas saj vjen kostoja e transaksioneve të vogla. Të dyja këto së bashku shkojnë në gati 50 miliardë lekë në vit.