MENU
klinika

"Do ta çoj çështjen në Strasburg"

Reagon Salianji pas vendimit të Gjykatës: Jam i privilegjuar që…

18.12.2019 - 16:30

“Kjo ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e pabazuar në ligj e pabazuar në prova”.

Ky ishte reagimi i parë i ish deputetit të PD Ervin Salinanji pas vendimit te gjykates e cila e denooi ate me 1 vit burg ne ceshtjen ‘Babale’.

“Ka disa shkelje të qarta që e bënin këtë vendim të ishte në një konkluzion të tillë që më herët. Nuk ka mafie, nuk ka llum, qelbësira që as më ndalin dhe më izolojnë dot.

E sigurtë është që gjyqtari shok me Xhafajt dhe bandat i ka bërë një shërbim PS dhe bandave. Do kemi kohë për të folur për skandale të tjera”, u shpreh ai.

Gjyqtari është i partisë së tyre. Kjo lloj drejtësie ui shërben mafies. Jam i privilegjuar që jam unë që po luftoj këtë mafia. Unë po denoncoj me emra anëtarët e këtij grupi kriminal. Mua s’më tremb aspak ky lloj dënimi. Ky nuk ëhstë kërcënim për burgosje. Këta janë përfshirë në një llum. Do ta apeloj dhe nëse vazhdohet me këtë situatë, do të shkojë çështja deri tek Gjykata e Strasburgut. Sot gjyqtari ishte me Xhafajt, ai ishte me bandën e Agron Xhafajt, pushoi hetimin për të për trafik droge dhe për vëllanë e tij Fatmir Xhafajn, që duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre”, tha Salianji.