MENU
klinika

La pas dy ftesa

Refuzoi Thaçin se nuk ishte në Kosovë, Kurti shfaqet në Prishtinë

27.12.2019 - 21:31

Albin Kurti ka refuzuar dy ftesa të bëra nga Presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë me arsyetimin se nuk ishte në Kosovë.

Megjithatë, Kurti është parë, mbrëmjen e sotme në Kosovë në festën e fundvitit të Partisë së tij. I pyetur nga mediat, Kurti shprehet nuk duhet vonuar takim, por as nuk duhet nxituar.

“Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”. Sipas tij nuk duhet vonuar, por as nxituar. Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti.