Në Turqi paga minimale e fituar nga pothuajse 1/3 e fuqisë punëtore është rritur me 15% për vitin 2020, pasi pakënaqësia me ekonominë goditi partinë e Presidentit Erdogan, në zgjedhjet lokale.
Paga minimale neto vitin tjetër do të jetë e barabartë me $392, nga $340 që ishte në vitin 2019, deklaroi Ministri i Punës në Ankara këtë të Enjte. Kjo rritje krahasohet me rritjen e përqindjes së inflacionit në muajin Nëntor me 10.56%, i cili ka rënë në mënyrë të qëndrueshme pasi arriti 25% në fund të vitit 2018, pas një goditje që pati monedha turke në verën e atij viti.
Kjo rënie e ekonomisë, e ndjekur nga rritja e inflacionit në vitin 2018, ishte një faktor kryesor në humbjen e partisë në pushtet të zgjedhjeve lokale në fillim të këtij viti. Humbja më e madhe ndodhi në Stambollin tregtar, si dhe në Ankara.