MENU
klinika

Krahasuar me vitin e shkuar

Rritet shifra e përpunimit të mallrave, 13% më shumë

24.12.2019 - 12:18

Gjatë periudhës janar–nëntor të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 3,740,463 ton mallra të ndryshme, shifër 13% më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit 2018.

Nga të dhënat e sektorit të Statistikave në APD, mësohet se nga anijet tregtare janë përpunuar afro 2,9 milion ton mallra, ndërsa pjesa tjetër, 843 mijë ton, janë përpunuar nga tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim.

Sipas të njëjtit burim, eksportet e përpunuara nga anijet dhe tragetet kanë shënuar një rritje prej 2 përqind, ndërsa importet krahasuar me 11 muajt e vitit 2018 janë rritur me 18 përqind.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2019, në të tre Terminalet e mallrave janë përpunuar 552 anije tregtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”