Pasi lajmëroi se po divorcohet me babain e vajzës së saj, Aleksin, Rudina Dembacaj është përfolur për një lidhje të re dashurie me ish-deputetin Mark Frroku.
Gjatë inagurimit të lokalit të saj, Rudina kishte falenderuar Frrokun para të gjithëve.
“Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë”, ishin fjalët e moderatores, që sipas “Prive.al”, i drejtoheshin ish-deputetit Mark Frroku.
Lidhur me lajmet për romancën, Rudina reagoi duke qeshur:
“Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”,- tha ajo, pa mohuar apo konfirmuar lidhjen me Frrokun.
Rudina dhe ish-deputeti shfaqen krah njëri-tjetrit, të ulur në restorantin e Rudinës në Tiranë, siç mund ta shihni në foto.
Megjithatë nuk ka ende asnjë reagim nga dyshja lidhur me lajmet e romancës së tyre të re.