MENU
klinika

Sezon i ri me ndryshime

Rudina Dembacaj lë “Ora News” për këtë televizion

05.08.2019 - 17:17

Moderatorja e njohur e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, na ka shoqëruar për tre vite me radhë në televizionin “Ora News”.

Mesa duket sezoni i ri televiz që nis këtë shtator do të sjellë ndryshime edhe për moderatoren.

Burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se moderatorja do të zhvendoset në “Tv Klan”. Rudina është parë disa herë në ambientet e televizionit dhe thuhet se është ende në bisedime e sipër.

Akoma nuk dihet nëse moderatorja do të vazhdojë me të njëjtën program në “Klan”, apo “Mos i fol shoferit” do të zëvendësohet nga një projekt i ri.

Megjithatë, Rudina ende nuk e ka deklaruar publikisht largimin e saj nga “Ora News” dhe momentalisht po shijon pushimet në jug me familjarët e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN