MENU
klinika

Peshëngritja

Saliaj, 1 ari dhe 2 argjendi në Europian

12.12.2019 - 12:50

Peshëngritja shqiptare edhe njëherë tjetër shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Kleopatra Saliaj mori 3 medalje në Kampionatin Europian U-17 të zhvilluar në Eilat të Izraelit.

Një medalje argjendi në shkëputje, një medalje ari në shtytje dhe një e argjendtë në dygarësh e bënë peshëngritësen e talentuar shqiptare të ngrinte lart flamurin shqiptar.

Saliaj ngriti në shkëputje 85 kg në provën e dytë, ndërkohë që tentoi të ngrinte 90 kg në provën e tretë, por nuk e arriti dot. Gjithsesi, e pamundur për medalje ari në shkëputje, pasi rivalja e Saliajt ngriti 97 kg.

Megjithatë, shtangistja jonë e re shkëlqen në shtytje. Pasi ngre 105 kg në provën e parë, në të dytën dështon për 108 kg. Por kur asnjë nuk e priste, në provën e tretë Saliaj çon 109 kg, duke marrë vendin e parë në këtë stil. 194 kg në total, duke zënë vendin e dytë në Europian.

Kujtojmë që një muaj më parë peshëngritësja 17-vjeçare u rendit e para në baterinë B të peshës deri 64 kilogramë në Kampionatin Botëror. Sportistja shqiptare kaloi me sukses 4 nga 6 prova, duke ngritur në total 192 kilogramë, 6 më tepër se ndjekësja më e afërt në baterinë e saj.

Kleopatra Saliajt shikohet si një peshëngritëse me të ardhme që mund të kthejë medaljet e rëndësishme në Shqipëri, pas skandalit të dopingut të peshëngritësve femra. Atë po e stërvit ish-peshëngritësi i njohur Ilir Kafarani. E ardhmja flet për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prof.Dok. Lluka Heqimi për Pirro Dhimën

“Nuk kisha të haja”, doktori i përgjigjet Dhimës

Kampion Europe në Peshëngritje

Mori 3 medalje ari, Calja: Shteti, asnjë premio!