MENU
klinika

Kontrollohet nga ekspertët izraelitë

Selia e Kryegjyshatës Botërore së Bektashinjve është e sigurtë

08.12.2019 - 17:20

Tërmeti 6.4 ballë i datës 26 nëntor i shkallës Righter që goditi Durrësin dhe Shqipërinë, ka shkaktuar dëme në materiale edhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Ekspertët izraelitë mbërritën në hyrje të selisë të Kryegjyshatës Botërore, ku janë pritur nga Baba Mondi.

Kjo vizitë është e veçantë, sepse në Shqipëri ndodhet edhe Kryegjyshata Botërore. Ekspertët po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme, duke parë të gjitha pasojat që mund të jetë shkaktuar në ndërtesë.

Ky është grupi i parë i ekspertëve izraelitë që ka mbërritur në Kryegjyshatën Botërore. Ky grup ekspertësh pritet të japin verdiktin mbi pasojat që ka pësuar godina e Kryegjyshatës Botërore nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Shumë vende të botës kanë dhënë ndihmën e tyre ndaj Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin. Shumë vende kanë dhënë ndihmë edhe në aspektin humanitar.

“Ka dëmtime në ndërtesë, por në tërësi ajo është e sigurt”- tha eksperti.

Kryegjyshata ka pësuar disa dëme në mure, ndërsa ekspertët do të vlerësojnë gjithçka. Godina ka rreth 14 vjet që është ndërtuar. Në Kryegjyshatë, asgjë nuk është prekur që nga tërmeti i 26 nëntorit, me qëllim që vlerësimi të bëhet më i saktë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN