MENU
klinika

Izolohen 400 banorë

Shembet ura provizore që lidhte dy fshatrat

25.12.2019 - 13:46

Banorët e fshatrave Llongo dhe Koshovicë në Bashkinë e Dropullit janë izoluar dhe po detyrohen të udhëtojnë disa kilometra në këmbë për të marrë shërbimet që kanë nevojë.

Ura që lidh fshatrat u shemb dy vjet më parë, ndërsa reshjet e fundit kanë prishur edhe kalimin provizor që ata kishin ndërtuar mbi lum. Kjo urë që lidhte dy fshatrat Llongo dhe Koshovicë në Bashkinë e Dropullit u shemb në vitin 2017.

Në kushtet e izolimit, 400 banorët e fshatrave i lidhën dy anët e urës duke vendosur këto blloqe betoni në mes të lumit. Zgjidhja ekstreme funksionoi për gati dy vjet, por shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit i morën blloqet e betonit.

“Ura ka 3 vjet që e ka marrë lumi, nuk është rregulluar. Provizorisht kemi vënë disa elementë, një urë provizore, por me shiun e madh i mori elementët dhe u bllokuan dy fshatra”- flet një banor.

Banorët mbetën të izoluar sërish dhe tani detyrohen të ecin disa kilometra në këmbë për tu furnizuar me ushqime në fshatin Sotir. Edhe për disa muaj lëvizja e këtyre banorëve do të jetë e vështirë.

“Projekti ka kaluar dhe nga këshilli bashkiak dhe nga viti i ri do të fillojë rikonstruksioni i urës së vjetër.”

Por bashkia e Dropullit thotë se zgjidhja përfundimtare do t’i jepet vitin tjetër kur ura do të rindërtohet. Reshjet intensive të shiut dhe vërshimi i prurjeve ka dëmtuar disa ura në Bashkinë minoritare të Dropullit ku qindra familje rrezikojnë izolimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë