11.12.2019 - 17:17
Në formaconin më të mirë të jaës në Segunda Division në Spanjë nuk mund të mungonte Armando Sadiku, që ishte protagonist me dy gola në fitoren e Malagas ndaj Tenerifes.
Sulmuesi elbasanas i dha fitoren ekipit të tij dhe në përfundim të javës së 19-të është përzgjedhur mes futbollistëve më të mirë nga ndeshjet e zhvilluara.
Dopieta e sulmuesit të Kombëtares riktheu Malagan te fitorja dhe bëri që ekipi spanjoll të linte pas krahëve zonën e rënies, edhe pse ka vetëm dy pikë më shumë nga vendi i 19-të që e rrezikon mbijetesën.
Me golat e shënuar dhe paraqitjen që ka bërë, Sadiku është edhe kandidat për lojtarin më të mirë të javës së 19-të, teksa në bazë të votave momentale gjendet i dyti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Armando Sadiku
Rrëfimi: Nga grushti ndaj gjyqtarit, te dopieta
Armando Sadiku
“Emrin ma vuri babai nga Diego Maradona”
Klubi spanjoll me gjestin e madh