MENU
klinika

Bundesliga, Java 15

Shënon Rashica, por Bayern përmbys me 6 gola

14.12.2019 - 17:39

Mesfushori kosovar Milot Rashica është rikthyer te rruga e rrjetës për Werder Bremen, duke i shënuar Bayern Munchen, por bavarezët më pas kanë shënuar 6 gola, duke fituar në shtëpi 6-1.

Rashica zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-t, duke krijuar përshtypjen e një dështimi tjetër në Bundesliga të Bayern. Por më pas vendasit shpërthejnë. Coutinho realizon në 45’ golin e barazimit.

Festën e yllit kosovar dhe të miqve e ka prishur Philippe Coutinho, autor i tre golave. Lewandowski (dy) dhe Muller kanë shënuar tre të tjerët për Bayern-in.

Fitore bindëse edhe për Dortmund, që ka mundur 4-0 në transfertë Mainz-in. Reus, Sancho, Hazard dhe Schultz kanë qenë autorët e golave për verdhezinjtë. Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mmes Paderborn dhe Union Berlin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN