MENU
klinika

Niko Kovac nuk bind

Bayern Munchen piketon trajner të ri

31.10.2019 - 14:13

Paraqitjet e fundit të Bayern Munchen, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Gjermanisë, nuk kanë qenë bindëse dhe tashmë po mendohet një tjetër trajner.

Tekniku aktual i Tottenham, Mauricio Pochettino, mund të jetë zëvendësuesi i Niko Kovaç te skuadra bavareze sezonin e ardhshëm, por nëse do të përkeqësoheshin gjërat në dy kampet respektive, atëherë mund të kishim një lëvizje më të hershme.

Lajmin e konfirmon e përditshmja “Sport 1”, sipas së cilës, trajneri argjentinas i Tottenham shihet me admirim nga drejtuesit e ekipit bavarez.

Kovaç është ende nën presion te skuadra e Bayern dhe shpesh e ardhmja e tij te skuadra kampione e Gjermanisë është vënë në dyshim. Ndërkohë që, edhe Pochettino nuk po kalon një moment të mirë me Tottenham në Premier League.

Mediat bëjnë me dije se drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka përzgjedhur Pochettino si zëvendësuesin e Kovac te bavarezët, në rast se do të largohet trajneri kroat. Një tjetër emër kandidat është ai i Erik ten Hag, trajneri aktual i Ajax.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN