MENU
klinika

Ja sa banorë janë evakuuar

Shifrat/ 6 pallate dhe 20 banesa të shembura në Durrës

01.12.2019 - 11:44

Në Durrës rezulton se janë shembur 6 pallate dhe 20 banesa, ndërsa 185 pallate kanë pësuar dëmtime, 38 prej të cilëve rëndë.

Deri më tani janë evakuuar 10 mijë banorë të cilët janë strehuar në çadra, hotele dhe qendra sociale.

Dëmet

6 pallate të shembura

20 banesa të shembura

185 pallate të dëmtuara (38 të dëmtuara rëndë)

728 banesa të dëmtuara (620 me dëmtime të rënda)

4 shkolla të dëmtuara

Banorët  e banesave të dëmtuara janë evakuuar dhe strehuar

-964 banorë në çadra;
-2329 banorë në hotele;
-4816 banorë janë strehuar pranë të afërmve.
-838 banorë në qendrat sociale;