MENU
klinika

Mungon parkingu

Shkodër/ Kritika për projektin e transformimit të Shirokës

28.12.2019 - 13:25

Gjysma e parë e 2019 duhet të shënonte përfundimin e projektit për transformimin e Shirokës.

Në terren kur punimet janë përmbyllur 70% të volumit të parashikuar, me detajimet që parashikon ky investim i qeverisë shqiptare, gjasat janë që puna në të shkojë deri në pranverën e 2020.

Por ndërsa firma zbatuese ndjek ritmet e saj, qytetarët gjatë rrugës po vërejnë defekte, që sipas tyre nuk janë studiuar apo konsultuar nga ana e financuesit, përpara se të ndërhyhej.

Në sheshin qëndror mungon parkingu për mjetet qe vijnë në këtë zonë, e njohur për vlerat e saj turistike dhe si një prej hapësirave ku nën flladin e liqenit, mund të drekosh.

“E shtuna dhe e diela është një tmerr. Nuk ke ku të parkosh një makinë. Parkimi që është përcaktuar nuk mjafton as për komunitetin. Nëse vjen një autobus me turistë nuk ka ku të parkohet.”

Kritikat më të mëdha qytetarët i kanë edhe për godinën e peshkimit, ndërtimi i vetëm në mes të rrugës që nuk është shembur.

“Duhet hequr dhe vendosur në një vend tjetër.”

Shtrimi i pllakave dekorative dhe mozaiku i kanë dhënë një tjetër pamje kësaj qendre turistike.

Punimet e gurit po kryhen nga 20 mjeshtra të ardhur nga Korça, nisur nga tradita qe ka ky qytet per punimet me pllakat e gurit.

3 miliardë lekë janë akorduar nga qeveria dhe fondi shqiptar i zhvillimit për t’i dhënë një tjetër imazh kësaj pike turistike mjaft të frekuentuar nga shkodranët, por edhe turistët vendas e të huaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN