MENU
klinika

Në çdo kryqëzim të qytetit

Shkodra do të monitorohet nga 35 kamera sigurie

12.12.2019 - 15:33

Qyteti i Shkodrës, shpesh herë i goditur nga ngjarje të rënda kriminale do të jetë nën monitorim nga 35 kamera sigurie. Investimi 6.6 mln lek synon rritjen e sigurisë në hapësirën publike dhe pamjet e këtyre kamerave do të mund të përdoren për zbulimin e ngjarjeve që mund të ndodhin.

35 kamera sigurie po vendosen në 10 kryqëzime e sheshe të Shkodrës më synim rritje e sigurisë në hapësirat publike të kryeqendrës së Veriut.

Investimi i paralajmëruar tre muaj më parë nga kryebashkiakja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi kap vlerën e 6.6 milion lekëve.

Gjithashtu është mësuar se serveri qendror ku përcillen imazhet është vendosur provizorisht në bashkinë Shkodër, pasi aktualisht drejtoria vendore e policisë është në rindërtim.

Pamjet do të mund të shihen vetëm nga punonjës të autorizuar dhe për çdo ngjarje në qytet që policia do të kërkojë imazhet, përmes autorizimit nga prokuroria do të mund t’i ketë në dispozicion.

Një pikë tjetër sipas bashkisë Shkodër, është edhe ndihma që ato do të japin për të monitoruar dëmtimet e investimeve publike, një tjetër shqetësim për këtë rajon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Java Evropiane e Lëvizjes

“Dita e Biçikletave” në Shkodër