MENU
klinika

Sot nderohet Handke... për genocid!

Shqipëri-Kosovë bojkot Nobelit

09.12.2019 - 12:44

       Kosova përkujton sot, viktimat e krimit të genocidit. Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci-Sherifi, duke përmendur këtë datë, ka kritikuar faktin se, pikërisht sot do t’i ndahet çmimi “Nobel”, shkrimtarit austriak, Peter Handke, i cili njihet si mbështetës i liderit të ndjerë të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, po ky i gjykuar në Tribunalin e Hagës pikërisht nën akuzën për genocid, veç të tjerash.

“Përballë vendimit për të shpërblyer një mohues të genocidit me një çmim “Nobel”, jam e bindur se kjo lejon përhapjen e revizionizmit midis qarqeve artistike, stigmatizimin e mëtejshëm të viktimave dhe mbi të gjitha, krijimin e një kulture, ku artistët nuk pritet më të mbështesin vlerat morale ose njerëzore”, – ka cilësuar në fjalën e saj, ambasadorja Geci-Sherifi.

Ajo ka postuar edhe një deklaratë nga Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm pranë OKB, ku ai kërkon mbrojtje për viktimat e genocidit.

“Kudo që shohim njerëz që përballen me diskriminim sistematik apo bëhen caqe të dhunës, thjesht për shkak se kush janë ata, për shkak të identitetit të tyre, duhet të veprojmë – si për të mbrojtur ata që janë në rrezik të menjëhershëm, ashtu edhe ata që mund të jenë në rrezik në të ardhmen. Duke përkrahur paqen kundër dhunës, që përfshin respektimin e diversitetit dhe mosdiskriminimit, ne mund të ndërtojmë shoqëri që janë rezistente ndaj rrezikut të genocidit”, – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Kujtojmë se, Kosova dhe Shqipëria, do të bojkotojnë ceremoninë e sotme të Nobelit, ku Handke do të marrë çmimin “Nobel për Letërsi”, për vitin 2019.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit