MENU
klinika

"Pa media të lirë, rruga europiane e pamundur"

“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde negative’, Meta kundër maxhorancës

17.12.2019 - 13:44

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpërndarë postimin e Komisioneres së Lartë të Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, e cila i bëri sot thirrje Kuvendit të rishikojë projektligjet për paketën anti-shpifje.

Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria nuk ka ka nevojë për rekorde të tjera negative. Më tej, Ilir Meta, kritikon ashpër nismën maxhorancës për “antishpiifjen”, ku i bën të ditur se pa media të lirë, rruga europiane e vendit do shndërrohet në mision të pamundur.

  • Postimi i Metës:

Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!