Ai njihet si Zaganos Pasha ose e shqipëruar Zognush Pasha. Ai ishte një Pasha shqiptar në Perandorine Osmane që luajti rol të rëndësishëm në periudhën e Sulltan Mehmet Pushtuesit (Fatihut) dhe në luftën e Konstandinopojës.
Zaganos Pasha u largua gjatë sundimit të sulltan Muratit i nga posti, por u thirr dhe u caktua si Vezir i Lartë (kryeminister) më 1453–1456 nga sulltan Mehmet Fatihut kur ai trashëgoi fronin nga vdekja e të atit.
Zaganos Pasha ishte mësuesi i arteve ushtarake të sulltan Mehmet Fatihut, që kur ai ishte një fëmijë. Ai u martua me motrën e sulltanit Mehmetit, sulltaneshë Fatmen dhe u bë kunati e tij. Zognushi u martua dhe me princeshën Anën gjatë pushtimit të Trabzonit.
Jeta e tij
Zaganos ishte rekrutuar përmes sistemit te Devshirme dhe u rrit në radhët e jeniçerëve. Ai u bë një nga komandantët e shquar ushtarake të Mehmetit II dhe një lala (këshilltar i sulltanit).
Ai më vonë shërbeu si guvernator i Thesalisë te Maqedonisë.Zaganos ne fillim ishte i krishterë por më vonë u konvertua në mysliman.
Nicolle, JF Haldon dhe SR Turnbull beson se ai ishte me origjine shqiptare. M. Philippides beson se ai ishte me origjinë greke ose shqiptare.
Martesat e tij
Zognush Pasha u martua tri herë:
Me Sitti Nefise Hatun, bija e Timurtaşoğlu Oruc Pashës, Guvernatorit të Përgjithshëm të Anadollit nën Murati II
Me sulltaneshë Fatma Hatun (1444.), e bija e Sulltan Murati II dhe motra e Mehmed Fatihut
Me princeshë Anën(1481), e bija e perandorit Davidit i Trebizond dhe Helena Kantakouzene, e cila ishte e bija e Demetrios Kantakouzenos.
Personaliteti dhe pamja
Zaganos ishte një burrë i gjatë dhe i zgjuar. Ai është quajtur kapiteni më i mirë osman i kohës së tij dhe armiku i bizantinëve. Ai ishte një besnik dhe nuk e njihte tradhëtinë-, madje edhe kur Mehmet Fatihu ishte vetëm një princ dhe jo sulltan, Zaganos e dinte se perspektivat vareshin në suksesin e tij. Zaganos ishte një ushtarak i cili besonte se Perandoria Osmane gjithmonë duhet të zgjerohet në mënyrë për të mbajtur armiqtë jashtë vetes. Ai ishte i njohur për bindjet e tij luftarake dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitin 1453 gjate rënies së Konstandinopojës por dhe me tej.
Modestia e tij
Pavarësisht nga statusi i tij por duke qenë afër Sulltan Mehmet Fatihut, për të tregohet një histori e bukur. Zognushi ishte tip modest dhe punonte së bashku me punëtorët gjatë ndërtimit të xhamisë e cila sot është quajtur “Xhamia Zağnos Pashës” e ndodhur ne Belikesir. Kur Sulltan Mehmeti e vizitoi Balikesirin, Zağanos Pasha personalisht ishte duke punuar në ndërtimin e xhamisë, duke mbajtur një gur në shpinën e tij nëpërmjet një mjeti. Sulltan Mehmeti vizitoi zonën e ndërtimit dhe i tha:
“Mund t’ia lehtësoje vetes Zaganos …”.
Zaganos Pasha, pa e kthyer kokën dhe pa parë se kush i foli , iu përgjigj:
“Të falenderoj Mehmet!
Mehmeti e pyeti:
“Si me njohe mua pa me parë fytyren?”
Zaganos Pasha u përgjigj:
“Nuk ka njeri në këtë vend që më quan mua me emër Zaganos.
Këtu të gjithë më quajnë Pasha. Vetëm ju mund të me therrisnit me emrin tim. Keshtu që nga kjo unë ju njoha juve.”
Rrethimi i Konstandinopojës 1453
Sulltan Mehmed Fatihu ngriti çadrën e tij me ngjyre të kuqe dhe ngjyre ari afër Mesoteichion, ku ishin vendosur armët dhe regjimentet elite te jeniçerëve. Trupat e tjerë, nën komanden e Zaganos ishin të vendosur në veri të Bririt të Artë. Komunikimi është ruajtur nga një rrugë që ishte ndërtuar mbi majën kënetore të Hornit. Pas ofensivave të papërfunduara frontale, që osmanët kërkonin për të thyer përmes murit te kalasë, ato ndërtonin tunele të nëndheshme në një përpjekje për të vendosur fuçi baruti poshtë mureve. Megjithatë, bizantinët kishin punësuar një inxhinier me emrin Johannes, i cili vepronte kundër fuçive të barutit të hapura nga tunelet, duke lejuar trupat bizantine për të hyrë në tunel dhe të vrisnin ushtarët osmanë. Bizantinët zbuluan tunelin e parë në natën e 16 majit. Përpjekjet e mëvonshme nga tunelet u ndërprenë më 21, 23, dhe 25 maj, për shkak të shkatërrimit e tyre me zjarr nga ana e bizantinëve dhe luftimimeve të fuqishme. Më 23 maj, bizantinët kapen dhe torturuan dy oficerë osman, të cilët treguan vendndodhjen e të gjitha tuneleve osmane, të cilat u shkatërruan më pas.
Më 21 maj, Sulltan Mehmet Fatihu dërgoi një ambasador në Konstandinopojë dhe ofroi atyre heqjen e rrethimit nëse ata i dorezonin qytetin. Konstandini kishte pranuar që të paguajnë haraç të lartë të sulltanit dhe të njoh statusin e të gjitha kështjellat e pushtuara dhe tokave në duart e tyre si zotërime osman por jo te dorëzojë qytetin. Rreth kësaj kohe, Sulltan Mehmeti kishte një mbledhje të fundit me zyrtarët e tij të lartë. Këtu ai hasi një rezistencë; nga një vezirët e tij të vjetër Halil Pasha, e këshilloi atë që të braktisin rrethimin. Halil Pasha u kundërshtua nga Zaganosi. Duke qenë i akuzuar për tradheti dhe korrupsion, Halil Pasha u vra më vonë. Sulltan Mehmet Fatihu kishte planifikuar të rrenojë muret me forcë, duke pritur se mbrojtja e dobësuar e Bizantit nga rrethimi i gjatë.
Në 1456, Zaganos u pezullua nga detyra pas një ekspedite të dështuar kundër Hungarezeve pranë Beogradit. Vajza e Zaganos ‘ishte e martuar me Sulltan Fatihun por të dy (vajza dhe ai) u larguan në Balikesir, ku Zaganos zotëronte pronat e tij.
Në 1459, Zaganos kthye dhe u bë Pasha dhe Admiral i armatës të Perandorisë Osmane, dhe vitin e ardhshëm ai ishte edhe guvernatori i Thesalisë dhe Maqedonisë.
Sulltan Mehmet Fatihu e nderoi atë për besnikërinë e tij dhe ndershmëri. Kulla në jug është emëruar me pas me emrin Zaganos Pasha.
Si ndikoi Zognush Pasha në vendimin e Sulltan Fatihut per marrjen e Konstandinopojes?
Sulltani Mehmet Fatihu mblodhi këshilltarët e tij, komandantët e lartë dhe dijetarët që ishin ne mesin e ushtrisë dhe kërkoi prej të pranishmeve që t’i shprehin mendimet e tyre hapur dhe pa hezitim.
Disa prej të pranishmëve sugjeruan që të tërhiqet ushtria, prej tyre ishte veziri Halil Pasha i cili propozoi tërheqje të ushtrisë, për të mos derdhur gjak dhe paralajmëroi hidhërimin e Evropës së krishtere nëse e marrin muslimanët qytetin. Mirëpo, ai u akuzua për marrëveshje me bizantinët dhe përpjekje që të heqi dorë nga marrja e qytetit. Por, disa personalitete u ngritën duke përkrahur Sulltanin që të vazhdojë sulmin ndaj qytetit derisa të çlirohet dhe të mos merret parasysh Evropa. Ata sugjeruan po ashtu që të entuziazmoheshin ushtarët për çlirimin dhe se kthimi prapa do të kishte pasoja, prej tyre thyerja e ndjenjave të tyre luftarake. Në mesin e tyre ishte dhe admirali Zognush Pasha.
“Assesi, nuk pajtohem me atë që tha Halil Pasha! Ne nuk kemi ardhur këtu përveçse për të luftuar dhe jo të kthehemi.”
Kjo gjë shkaktoi gjurmë të thella në fytyrat e të pranishmëve dhe për pak çaste mbretëroi një qetësi. Pastaj, vazhdoi fjalët e tij duke thënë:
“Me atë qe tha Halil Pasha dëshiron ta zbehë entuziazmin dhe përkushtimin tuaj, mirëpo përpjekjet e tij rezultuan me dështim dhe humbje. Me të vërtetë, ushtria e Aleksandrit të Maqedonisë, e cila u nis nga Greqia dhe përparoi drejt Indisë dhe nënshtroi gjysmën e Azisë së Madhe, nuk ishte më e madhe se ushtria jonë. Nëse ajo ushtri pati mundësi t’i pushtojë gjithë ato toka të gjera, a nuk kanë mundësi trupat tanë t’i kalojnë muret e këtij qyteti?! Halil Pasha na tha ketu se shtetet perëndimore do të marshojnë drejt nesh dhe do të hakmerren, mirëpo cilat janë ato shtete?! A janë ato shtetet latine, të cilat janë të armiqësuara ndërmjet tyre, apo mos vallë shtetet e Medheut, të cilat nuk kanë forcë përveç vjedhjes dhe piraterisë?! Në qoftë se ato shtete do të donin të ndihmonin Bizantit, do ta bënin atë; do të dërgonin ushtri dhe anije, por nëse krishteret pas marrjes të Kostandinopojës do të na luftojë, a do të qëndrojmë ne të palëvizshëm, a nuk kemi ushtri që lufton dhe mbrojmë veten tonë?!
O Sulltan, më pyete për mendimin tim, kështu që do t’i them disa fjalë, duhet që zemrat tona të jenë si shkëmbi, duhet ta vazhdojmë luftën pa u vërejtur tek ne plogështi dhe molisje. Kemi filluar një çështje andaj duhet ta përfundojmë. Duhet t’i shtojmë sulmet në mënyrë që të hapim vrima tek armiku, t’i shkatërrojmë ata me guxim. Nuk di ndonjë zgjidhje tjetër pos kësaj dhe nuk kam mundësi te them diçka tjetër pos kësaj…”
Entuziazmi u shfaq tek të pranishmit, Sulltani u gëzua dhe e përgëzoi me lutjet e dy dijetarëve për fitore, pastaj nuk mundi të përmbahej dhe tha:
“Cili nga paraardhësit e mi ka pasur një ushtri sikurse timen sot?!”
Referenca
Muhamed Ali Sallabi Perandoria Osmane, elementet e ngritjes dhe shkaqet e rënies
R. Melville Jones, The Siege of Constantinople 1453: Seven Contemporary Accounts,
Hakkert, 1973, p. 7: “Zagan Pasha”
Ellis Goldberg, Reşat Kasaba, Joel S. Migdal, “Rules and rights in the Middle East” (1993), p. 153
Kinross, Patrick Balfour (1977). The Ottoman centuries: the rise and fall of the Turkish Empire. Cape. ISBN 978-0-224-01379-6. Retrieved 5 October 2010. Zaganos Pasha
Nicolle, David; Haldon, John F.; Turnbull, Stephen R. (2007). The fall of Constantinople: the Ottoman conquest of Byzantium. Osprey Publishing. pp. 189–. ISBN 978-1-84603-200-4. Retrieved 5 October 2010.
Philippides, Marios (2007). Mehmed II the Conqueror and the fall of the Franco-Byzantine Levant to the Ottoman Turks: some ëestern vieës and testimonies. ACMRS/Arizona Center for Medieval and Renaissance Studies. ISBN 978-0-86698-346-4. Retrieved 5 October 2010
Croëley, Roger. 1453: the holy ëar for Constantinople and the clash of Islam and the Ëest. Neë York: Hyperion, 2005. pp. 168–171. ISBN 1-4013-0850-3