MENU
klinika

Ndërkohë transporti ajror...

“Shuhen” trenat, ulet me 96% fluksi i pasagjerëve

27.12.2019 - 11:58

Në një tjetë studim të Institutit të Statistikave bëhet me dije se numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Nëntor 2019 është 57 mijë e 335 pasagjerë.

Në një krahasim me të njëjtë peridhë të vitit të kaluar, ky tregues është rritur 21,8 %. Në periudhë janar-nëntor 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 1 milionë e 495 mijë e 495 pasagjerë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Transporti ajror:

Në muajin Nëntor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,2 % të transportit gjithsej. Numri I pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në njëmbëdhjetëmujorin 2019 është 3 milion e 66 mijë e 488 pasagjerë, duke u rritur me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Transporti hekurudhor:

Rënien më drastike për transportin e pasagjerëve e transporti hekurudhor. Referuar INSTAT, numri i pasagjerëve sipas transportit hekurudhor në Nëntor 2019 rezulton me 96,6% rënie krahasuar me Nëntor 2018, për shkak se Hekurudha Shqiptare ka punuar vetëm dy ditët e para të muajit për efekt të mungesës së karburantit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prezantohet projekti

“Ringjallja” e sektorit detar