Gjenerali George Washington, i njohur si “Ati i kombit” për ameriaknët, 236 vite më parë ishte komandanti i ushtrisë kontinentale. Sipas të dhënave historike, më 4 dhjetor të vitit 1783, ai u takua me oficerët e tij të lartë, në një tavernë në Nju Jork, si takim lamtumire.
Oficerët e pritën me shumë emocion këtë mbrëmje me të, pasi Gjenerali Washington, nuk ishte vetëm komandanti, por edhe heroi i tyre.
Historianët, tregojnë se disa prej oficerëve e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë siguri të plotë për mbështetjen e ushtarëve.
Washingtoni e hodhi poshtë idenë, si të gabuar dhe shtoi, se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij, në Mount Vernon në Virgjinia.
Megjithatë, katër vjet më vonë, ai doli sërish në skenë, jo si sundimtari fuqiplotë, por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
***
George Washington (Xhorxh Uashington) lindi më 11 shkurt (sipas kalendarit Julian) e 22 shkurt (sipas kalendarit Gregorian) 1732 te Gutshof Wakefield (e quajtur edhe “Pope’s Plantation”) e Westmoreland County në Virginia; vdiq më 14 dhjetor 1799 në Gut Mount Vernon i tij në Virginia, ishte politikan i ShBA dhe i pari President i ShBA prej 1789 deri 1797. Ai nuk i takonte asnjë parti.
Xhorxh Uashington nuk ishte presidenti i parë Amerikan. I pari ishte Xhon Henson, pas tij: Elias Boudinot, Tomas Miflin, Richard Henry Lee, Nathan Groham, Artur St. Clair dhe Cyrus Griffin. George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli. Të tjerët ishin zgjedhur direkt nga Kongresi Kontinental.
Presidenti Abraham Lincoln ishte totalisht në favor të robërve! Partia e tij ishte kundër robërimit, dhe për atë ai edhe ndërmori masa duke e zhdukur pozitën klasore.
David Rich Atchinson, (President i Senatit) ishte president Amerikan i cili erdhi pas James Polk e para Zachary Taylor, para mbrëmjes së 4 marsit 1849 dhe mbrëmjes së 5 marsit, 1849. Kjo ndodhi sepse Taylor ishte fetar dhe nuk dëshironte të fillonte punën e presidentit të dielën dëshironte të priste deri të hënën dhe si rrjedhojë president u zgjodh David Atchinson.
Presidenti Grover Cleveland kurrë nuk luftoi në Luftën Civile, edhe pse mund të shkonte. Por duke qenë se ishte i pasur, ai thjeshtë pagoi dikë që të luftojë në vend të tij. Kjo ishte legale në atë kohë.
Presidenti Lincoln kishte një teknikë të mirë të organizimit. Ai gjithmonë në tavolinën e tij mbante një zarf ku shkruante ” Nëse nuk mund ta gjeni askund tjetër, shikoni këtu”.
Deri në moshën 51-vjeçare, Abraham Lincoln nuk kishte mjekër.
Presidenti Nixon ka qenë i njohur tek kolegët e tij studentë edhe si “Prapanica e hekurt”
Disa dit para se të qëllohej për vdekje, Abraham Lincoln i kishte thënë një shokut të tij, Ward Hill Lamon, për një ëndërr të keqe që e kishte parë. Z. Lamon e kishte shënuar këtë në letër dhe ekziston ende. Në ëndrrën e tij, Lincoln e kishte parë veten duke shëtitur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dëgjuar njerëz duke qarë. Duke shikuar se çfarë kishte ndodhur, ai u gjend para një njeriu të vdekur në Dhomën Lindore. E kishte pyetur sigurimin se kush kishte vdekur dhe ai i ishte përgjigjur: Presidenti!
Disa orë para se të vritej, ai i kishte thënë një shokut tjetër, William H. Crook, “Unë e di që ka njerëz që dëshirojnë të më vrasin… Dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi se ata do të më vrasin… Pra le të bëhet çfarë të bëhet, është e pamundur t’i paranandaloj.”