MENU
klinika

Dita e sotme, vendimtare

Nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje VV-LDK

02.12.2019 - 09:38

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë,  zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës.

Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili nuk ka dashur të japë detaje, tha se “këto detaje do të bëhen publike kur të vijë koha”.

Detaje nga kjo marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet sot, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund janë harmonizuar 100 përqind për programin qeverisës.

Sipas të gjitha gjasave, dita e sotme pritet të jetë vendimtare për marrëveshjen rreth themelimit të udhëheqësisë së re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mundësia për nënshkrimin e koalicionit

Takohen sot liderët e VV dhe LDK


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë