MENU
klinika

Çfarë do sjellë 2020?

Tatimi mbi fitimin/ Kapin shifrën 32.7 mld lekë

25.12.2019 - 11:00

Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2019, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin kanë arritur vlerën e 32.7 miliardë lekë, 11.5%. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të 2018-ës, janë 2.6 miliardë lekë më shumë dhe realizim në masën 98% të planit.

Rezultati pozitiv financiar i kompanive në vitin 2018, reflektoi rritjen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar nga ana e tyre në vitin 2019.

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin përgjatë 2020 planifikohet të rriten 8%, ose 2.8 miliardë lekë më shumë se viti 2019, pra parashikohet të arkëtohen 38 miliardë lekë.

Rritja e parashikuar në tatimin mbi fitimin bazohet në rritjen ekonomike të projektuar në rritjen e vet deklarimit nga ana e tatimpaguesve, si dhe në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lehtësitë për biznesin IT

Ja kush përfiton tatim-fitimi 5%