MENU
klinika

Kulti i Diellit dhe Hënës

Tatuazhi ka qenë në “modë” edhe në Shqipërinë e lashtë

19.12.2019 - 14:11

     Ndonjëherë, pamja nuk kënaq dëshirat e ndrydhura gjatë dimrit, sigurisht nuk mund të shpresojmë në një mrekulli…por për t’u përmirësuar ka akoma kohë. E rëndësishme është të kujtosh se, edhe pse larg nga ideja jonë për perfeksion, një trup i trajtuar me shije është gjithmonë këndshëm për syrin.

Pse mos të nisim nga ekstremitetet?! E për t’iu afruar sadopak këtij perfeksioni imagjinar, thërrasim në ndihmë tatuazhet. E në fakt nuk janë të paktë njerëzit që vendosin herët a vonë të projektojnë mbi lëkurën e trupit të tyre një, dy, tre, katër tatuazhe apo për të arritur deri në ekstrem, të mbulojnë gjithë trupin me tatu. Sigurisht që kjo e fundit është më pak e përhapur në Shqipëri, ndonëse vitet e fundit edhe tek ne vëmendja ndaj tatuazheve ka ardhur duke u rritur.

Nëse në Shqipëri janë zbuluar vonë për shkak të regjimit apo arsyeve të tjera të kohës, origjina e tyre zbret që nga vizatimet e hershme mbi lëkurën e trupit të njeriut, që ishin shenja të përkatësisë në një grup fetar, fiseve, të piratëve etj. Në fakt tatuazhistët theksojnë se unazat në trup (pearcing) dhe tatuazhet më shumë se sa modë, sot janë kthyer në një dekor të nevojshëm për trupin tonë, në një hajmali apo bizhu e gjallë të cilën mund ta mbash përjetësisht me vete.

Por, një botë e mbushur me simbole, me besime dhe frikë, me dëshira dhe urime, kjo është bota e tatuazheve të malësorëve të Veriut. Nëse i kundron gjatë këto tatuazhe, që kanë ardhur nga thellësitë e shekujve, duket sikur kridhesh në atë atmosferën e brymtë të maleve të Veriut tonë, atje ku koha nuk ecën aq shpejt sa poshtë ndër fusha e qytete, atje ku janë të përziera bashkë predikimet e priftit a të hoxhës me legjenda të stërlashta.

Malësorët tanë vetëm vonë e kanë mësuar fjalën tatuazh. Për ta simbolet që mbanin në trupin e tyre ishin thjesht “luleboje”, pra zbukurime të bëra me bojë, të cilat sjellin fat e largojnë shpirtrat e këqij që i sillen rrotull çdo njeriu. Në disa raste ata tatuazhin e kanë quajtur thjesht “lule e bame me ferrë”. Ferrë në këto anë i thonë gjembit të madh me të cilin bëheshin tatuazhet. Boja është në të shumtën e herëve e zeza dhe ishte po nga ai lloj që përdorej për të ngjyrosur mëndafshin (Fatos Baxhaku).

Këtu flitet për Gëzim Oruqin, Kjo që do të shihni nuk është veçse një fije shumë e vogël nga puna kolosale që ka bërë ky njeri i habitshëm. Sekush prej nesh, që kemi vetëm një jetë në këtë tokë, lë gjëra pas. Disa mbeten, disa harrohen. Imagjinoni se çfarë ka lënë pas njeriu të cilin e cilësuam “me dy jetë”.

Të dy, Dielli dhe Hëna, janë simbole dhe motive të zakonshme në artin popullor shqiptar, si dhe në tatuazhet. Dihet se ilirët, banorët e lashtë të Ballkanit perëndimor, i përdornin simbolet e Diellit në ornamentet e tyre, megjithëse nuk mund të thuhet me siguri nëse kanë qenë pikërisht këto simbole që kanë trashëguar shqiptarët e sotëm. Edhe peonët, të cilët jetonin diku ndërmjet maqedonasve të lashtë dhe dardanëve, e kishin një kult të diellit, të cilin shkrimtari i shekullit II të e. r. Maximus nga Tiri (Philosophoumena, 2.8, 6) e ka përshkruar si diell në qendër të një disku, majë një shtize të gjatë.

Kulti i Diellit tek shqiptarët pasqyrohet edhe në betë e tyre, dmth. kur bëjnë be e betohen për diellin. Madje, betë me diell e rreze dielli, si ‘për atë diell’ e ‘për këtë rreze dielli,’ haseshin dikur më shpesh se betë për Zotin dhe dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Edhe në letërsinë gojore shqiptare bie në sy përmendja e rrezeve të diellit, që u japin dritë guvave të thella malore, etj. Festa e Shën Gjergjit, gjithashtu, mund të lidhet me një festë të lashtë të diellit.

Franc Nopça që nga fillimi i këtij shekulli ka vënë re se Shqiptarët i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave të maleve, i disa vendeve të larta në Shqipëri ka të bëjë me kultin e diellit. (F. Nopçe, “Shqipëria. Pikëpamjet fetare”, Arkivi i Institutittë Historisë, f. 46). Në zbukurimet e xhubletës së Malësisë së Madhe, në shtroje e gjëra të tjera të qëndisura në Malësi të Gjakovës, është i pranishëm motivi i diellit në formë kryqi grepç (svastika), dhe kjo duhet konsideruar si trashëgimi e lashtë e popullit tonë.

Shtjefen Gjeçovi konstaton mbeturina të forta të besimit në diellin të shprehura në të falurit e diellit e në të dhëna të tjera religjioze, duke i lidhur këto me kultin e diellit e elementë të tjerë të mitologjisë në llirë e Trakë. Mbi të gjitha është me vlerë shqyrtimi që M. E. Durhami i bën kultit të diellit të shfaqur në tatuazh në Bosnjë, në Hercegovinë dhe diçka në Shqipërinë Veriore, duke u përpjekur të shpjegojë origjinën ilire e trake të kësaj dukurie.

Në gunën shqiptare, në variantet e saj si veshje gruaje në trevën e Mirditës, Pukë, Malësi e Lezhës, Mat e Krujë, ndeshim dendur simbole të diellit në formë kryqi, në ngjashmëri të svastikës, në rrathë koncentrikë, spirale dyfishe etj. Në xhubletën e Malësisë së Madhe, të Dukagjinit dhe të Malësisë së Gjakovës (Nikaj-Mertur) ndeshim zbukurime me simbole të diellit, të hënës, të gjarpërit, nga më të ndryshmet.

Meqenëse këtë petk e kemi me origjinë të lashtë ballkanase e mesdhetare, gjë që na dëshmohet edhe nga zbulimet arkeologjike të trevës ilire e më tej, mendojmë se edhe zbukurimet me karakter mitologjik në të, pa mohuar shtresa të ndryshme e ndikime të mëvonëshme, si origjinë duhet t’i kërkojmë te koha, te një kohë e lashtë ballkanike.

E sot… Sipas tyre në Shqipëri, përsa i përket tatuazheve mbizotëron tendenca pozitive e anës estetike, forma të lashta të gërshetuara me simbole personale të pikturuara në shpatull dhe kraharor tek meshkujt dhe tek beli, qafa, kërthiza apo këmba për femrat. Klientët që kanë dalë nga studioja e tyre i përkasin të gjitha shtresave të shoqërisë dhe moshave nga më të ndryshmet. Numërohen njëlloj si qytetarët e thjeshtë apo emigrantët shqiptarë, ashtu si dhe vipat e ekranit tonë, për të mos harruar dhe klientë të huaj të cilët, jo vetëm që kanë bërë tatuazhe në Shqipëri, por dhe kanë “grabitur”, simbolet tona historike.

Fahri Xharra,17.02.16
Gjakovë
Referencat
Kulti i Diellit dhe Hënës te Shqiptarët – nga Mark Tirta (etnolog)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo gjuhë sot është e fikur ,e harruar

Arvareshu – kjo gjuhë protosarde ilirike

... e hollë e gjatë si në piktyrë të Botticelli-t"

“Dit’ e verës çkrin dimëri qaset Vera buzëqeshur


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen