MENU
klinika

Detajet nga akti normativ i qeverisë

Të prekurit nga tërmeti përfitojnë pension të përjetshëm

04.12.2019 - 16:34

Qeveria, përmes një akti normativ, ka vendosur një trajtim të veçantë financiar dhe të përjetshëmpër të gjithë personat që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pensionistët, që kanë humbur pjesëtarë të familjes si pasojë e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga tërmeti i datës 26.11.2019, përfitojnë trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfish të pensionit social, apo afro 60 mijë lekë në muaj.

Të gjithë ata persona që kanë humbur të gjithë anëtarët e familjes, do të përfitojnë deri në masën e trembëdhjetëfishit të pensionit social, që shkon diku tek 100 mijë lekë në muaj.

Për një shtesë në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, nëse pensionistët kanë humbur të gjithë pjesëtarët e familjes, përfitojnë vetëm trajtimin në masën e afro 100 mijë lekë, si individët e tjerë.

Kjo shtesë jo vetëm që nuk ngatërrohet me skemën e pensionit por përmbush dhe synimin për t’iu siguruar këtyre personave një përkrahje të përhershëm. Gjithashtu kjo nuk e ndalon aspak që të punojë dhe të kontribuojë për pensionet nga skema e detyrueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”