Goli në fundin e takimit djeg shumë për kundërshtarin, por për vendasin kthehet në festë. Kështu ka ngjarë në ndeshjen e fundit në Superligë me Teutës dhe Skënderbeun, që është vendosur në fund me rezultatin 1-0.
Skënderbeu bëri shumë pak ndaj vendasve, duke i lënë kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të sfidës dhe dukej i kënaqur me një barazim.
Por në fund ishte Teuta që fitoi me një roveshatë të devijuar të Vilës, duke marrë 3 pikët, që iu deshën nga kjo ndeshje edhe për arsye jashtë futbollit.
TEUTA-SKËNDERBEU 1-0
90′ L. Vila
Teuta: Frashëri, Kuros, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Gashi (46′ Vecaj), Aleksi, Çyrbja (25′ L. Vila), Nikaç, E.Vila (75′ Beqja). Trajner: Bledi Shkëmbi
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Esien (68′ Taipi), Gripshi (81′ Elezi), Ndeki, Bregu, Krasniqi (85′ Oto Xhon). Trajner: Ilir Daja
Kartonë të verdhë: Gashi, Aleksi, Arapi, Beqja / Dita, Esien, Daja, Pollozhani, Meksi, Pellumbi
Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj