MENU
klinika

Flet për marrëdhënien me Ramën

Thaçi: Jemi vëllezër, nuk tradhtoj as Shqipërinë, as Kosovën

31.12.2019 - 17:58

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama në konferencën e fundvitit.

Thaçi u shpreh se e vlerëson kryeministrin Rama.

“Ne jemi vëllezër, nuk do të mund të tradhtoj as interesat e Shqipërisë, as për Kosovën sepse të dy shtetet tona funksionojnë si shtete normale, me kushtetuta dhe shtete moderne. Vlerësoj kontributin e mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është miku im i zgjedhur, vlerësoj angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, por, në të njëjtën kohë vlerësoj që Serbia duhet të trajtohet me një tjetër gjuhë, në fakt iniciativa të cilat kanë ndodhur kjo është pozicioni si shtet, duke mos e trajtuar Kosovën si shtet të pavarur i ofrojnë alibi Serbisë për shtyrjen e njohjes”, u shpreh Hashim Thaçi.

Për Mini-Shengenin Ballkanik, presidenti Thaçi refuzoi pjesëmarrjen në samitin e Ohrit dhe të Tiranës për shkak të injorimit që i është bërë Kosovës në samitin e Novi-Sadit.

“Kosova është shumë e interesuar dhe ka dëshmuar vetën për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit – si parakusht për lëvizje më të shpejt në BE dhe NATO. Jemi të bindur se bashkëpunimi rajonal hap përspektivë të gjithanshme. Dua të sqaroj se në takimin e parë në Novi Sad, në mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran”, tha Presidenti Hashim Thaçi.

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti