MENU
klinika

Përgjigjet mjeku dermatolog

Thonj të verdhë dhe lejla, çfarë po rrezikoj me mushkërinë?

29.12.2019 - 12:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Mbi thonj kam nisur të dalloj disa njolla në ngjyrë të errët, në fillim ishin të verdha e tashmë po shndërrohen në lejla. Unë e di që duhet të bëj një vizitë nga afër, por paraprakisht më tregon dot dikush, pse ndodh kjo? A është serioze?

Përgjigjet dermatologu: E drejtë. Unë mund të të jap një përshtypje të përgjithshme bazuar në simptomat që përshkruani ju, por gjithnjë është e nevojshme vizita konkrete me mjekun specialist.

Vizita duhet realizuar menjëherë pasi thonjtë e verdhë, mund të paralajmëronë diçka edhe më të rëndë për mushkëritë tuaja. Ndërsa në rastin kur thonjtë tuaj kanë mbërritur në ngjyrën lejla, do të thotë se kemi të bëjmë me një varfërim të oksigjenit në gjak.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim