MENU
klinika

Flet edhe Halili me trajnerët Egbo e Lerda

Tirana fitoi pas 5 vitesh, Demi: Keqardhje për tifozët

13.12.2019 - 22:10

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, është parë i mërzitur pas derbit të sotëm, për atë humbje që erdhi në fundin e sfidës, dhe në prononcimin që ka dhënë për “Supersport”, pohoi:

GAZMENT DEMI – “E meritonte Tirana fitoren, ishte një ndeshje e bukur, s’ka asnjë gjë. E di drejtori për masat. Për tifozët më vjen keq, shumë keq, sepse na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes.

Kam thënë që, sa të jem unë president te Partizani, Tirana nuk fiton derbi, por kanë kaluar pesë vjet…!” – u shpreh Demi.

REFIK HALILI – “Ka qenë kismet nga Zoti, u bë një ndeshje shumë e mirë. Kam vetëm falënderime. Në veçanti falënderoj tifozët dhe skuadrën dhe sigurisht Allahun që na ndihmojë. Unë gjithmonë paqe kam pasur me tifozët dhe u jam mirënjohës për mbështetjen që i dhanë skuadrës.

S’duhet që të nxitohemi, kemi folur gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshën. E morën ato ndeshjen duke u mbështetur nga tifozëria. Trajneri? Një nga alternativat është edhe Egboja, ka eksperiencë” – tha presidenti i Tiranës.

EMANUEL EGBO – “Nuk i kam ndryshuar asgjë Tiranës, nuk është se e bëri Egbo, nuk kam bërë asgjë, vetëm çunat kanë qenë të bashkuar. Ishte hera e parë të bashkuar nga fillimi deri në fund, ua thashë që në fillim se kemi detyrim fitoren, pasi nuk fitojmë prej 5 vitesh.

Me tri pikët sot jemi 3 pikë larg vendit të parë e të shohim. Nuk ka mbaruar faza e dytë, ka edhe dy të tjera, të shohim në vijim. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një” – u shpreh trajneri i Tiranës.

FRANCO LERDA – “Do të bëja të gjitha zgjedhjet që bëra në fillim se kishim mungesa të rëndësishme në mesfushë. Nuk ishte siç deshëm, se nuk u treguam të bukur në lojë, por me vështirësitë që kishim krijuam situata.

Fatkeqësisht kur gabon, e pëson. Nuk luajmë ne trajnerët, luajnë lojtarët, ne përgatitim ndeshjen. Tirana ka merita, padyshim, bëmë gabimet dhe na ndëshkuan” – deklaroi trajneri i Partizanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë gëzojnë në limite

Tirana thyen Partizanin pas 18 ndeshjesh derbi

Tifozëritë japin spektakël

Derbi, dy parrulla emocionuese për Kosovën

Banderola për të ndjerët nga tërmeti

“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen”

“Air Albania” kaloi provën e dytë

Policia monitoron tifozëritë “live” me detaje