MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Tirana nuk gabon, parakalon Partizanin

18.12.2019 - 17:52

Java e 16-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me takimin Tirana-Flamurtari, ku vendasit kanë fituar 2-0 dhe ngjiten në vendin e katërt, duke parakaluar Partizanin.

Bardheblutë kanë vuajtur në pjesën e parë për të dalë te goli. Është dashur një penallti e Bathës në minutën e 65-të që të zhbllokoheshin shifrat në “Selman Stërmasi”.

Pas nëntë minutash Torasa shënon golin e dytë, duke e bërë më të lehtë fitoren. Flamurtari është i pafuqishëm për të reaguar. Por në fundjavë Tiranën e pret një ndeshje shumë e fortë, pasi udhëton në Laç.

TIRANA – FLAMURTARI 2-0

65′ Batha, 74′ Torasa

Tirana: Lika, Muça, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Karabeci, Batha, Torasa, Halili (62′ Beshiraj), Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo.

Flamurtari: Moçka, Deliaj (57′ Vrapi), Gocaj, Hoxhaj, Muçollari, Pjeshka, Vatnikaj, Zeqaj,Sukaj, Ribaj, Rrapaj. Trajner: Luan Birçe

Kartonë të verdhë: Rrapaj, Ribaj, Hoxhaj, Gocaj, Pjeshka

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Nuri Rrapaj, Ardian Beqiraj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN