Më në fund, Tirana thyen “tersin” ndaj Partizanit. Bardheblutë fitojnë 2-1 në fundin e ndeshjes, duke i dhënë fund dominimit të Partizanit në derbi. Tirana nuk fitonte prej 19 ndeshjesh.
Ishte Tirana që shënoi e para në 8’. Aksion i Torasës në krahun e djathtë, harkim perfekt në shtyllën e dytë për Bathën, i cili me kokë dërgon sferën në rrjetë.
Por pa kaluar as 3 minuta, barazon Partizani. Romero provon nga jashtë zonës, sfera bllokohet nga Lika, më pas provon edhe Solomon, me portierin që e ndal dhe Bardhi për herën e tretë shtyn sferën në rrjetë.
Edhe pjesa e dytë ka nisur me ritëm, por nuk kanë mungur përplasjet mes lojtarëve, kur Trashi është kapur me Ngoo, por Jorgji ka ndërhyrë dhe ka ndëshkuar me karton protagonistët.
Më pas ritmi bie, skuadrat janë të kujdesshme, rastet janë të pakta. Por në fund, shpëtimtarë bëhen dy portierët. Megjithatë, Hoxha nuk mund të bënte asgjë në fund, kur Kobina shtyn topin në rrjetë.
PARTIZANI – TIRANA 1-2
Bardhi 11′ / Torasa 8′, Kobina 92′
Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizaj (Braun 67′), Trashi, Romero, Hyseni (Hakaj 76′), Kordeiro, Bardhi, Solomon (Cinari 46′). Trajner: F. Lerda.
Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Çelhaka, Batha, Halili (Muci 67′), Kobina, Torasa (Imami 93′), Ngoo. Trajner: E. Egbo.
Kartonë të verdhë: Bitri, Romero, Trashi, Hyseni, Kordeiro / Vangjeli, Ngoo, Kobina, Çelhaka
Karton i Kuq: Kobina
Gjyqtar: Enea Jorgji