Ka nisur aventura e re e trajnerit të ri të Napolit, Gennaro Gattuso, por skuadra ka humbur 1-2 në shtëpi ndaj Parmës, edhe më keq se kur trajner ishte Ancelotti.
Ishin miqtë nga Parma që shënuan në fillimin e ndeshjes, në minutën e katërt, me anë të Kulusevskit. Më pas vendasit kanë reaguar në lojë, por pjesa e parë është mbyllur 0-1.
Në të dytën Napoli rrit ndjeshëm ritmin dhe arrin të barazojë në 64’ me Milik. Megjithë grintën nga stoli nga Gattuso, napolitanët nuk kanë arritur dot të shënojnë golin e dytë. Dhe në fund, në 93’, shënon Gervinho golin e fitores për miqtë.
Elseid Hysaj dhe Kastrioti Dermaku nuk kanë luajtur për asnjë minutë për ekipet respektive, edhe pse ishin në stol për Napolin dhe Parmën. Napoli largohet edhe më shumë nga zona Champions.