WhatsApp është përditësuar me tre opsione të reja që do të ndryshojnë tërësisht mënyrën si e përdorni aplikacionin. Ju do të keni mundësinë e Reminders (që të kujtoheni për ngjarjet e rëndësishme), të shikoni nëse keni një telefonatë në pritje dhe të bllokoni thirrjet në grup nga të huajt. Për të pasur këto opsione sigurohuni që të përditësoni telefonin.
Opsioni Reminders (kujtues)
Opsioni i parë është ai Reminders (kujtues) që ju lejon të krijoni dhe të merrni alarme nga brenda WhatsApp. Gjëja e parë që duhet të bëni është të shkarkoni aplikacionin e njohur kujtues Any.do. Pastaj e lidhni me Whatsapp për më shumë lehtësira. Por ka një lajm të keq: opsioni i ri duhet blerë.
Opsioni për ftesat nga grupet
Aplikacioni i komunikimit ka gjetur një zgjidhje se si t’i bllokoni të huajt dhe miqtë që t’ju shtojnë në grupe pa lejen tuaj. Më përpara çdokush me numrin tënd të telefonit mund t’ju shtonte në një grup.
Për të bllokuar ftesat shkoni tek WhatsApp Settings (Cilësimet) >Account (Llogaria)>Privacy (Privatësia)>Groups (Grupet). Më pas do t’iu dalin tre opsione se si doni t’i bllokoni ftesat: për të gjithë (everyone), kontaktet e mia (my contacts) dhe përjashtuar kontakteve të mia (my contacts except).
Ata persona që nuk i keni në kontakte duhet t’iu shtojnë përmes një ftese që dërgohet fillimisht në mesazh privat. Keni 3 ditë kohë për ta pranuar ose refuzuar përpara se të përfundojë afati.
Opsioni i telefonatës në pritje
Tashmë WhatsApp do të sjellë një opsion të ri që dikush tjetër mund t’ju telefonojë ndërkohë që ju jeni në një bisedë tjetër. Më përpara nuk dihej nëse kishte ndonjë person që priste gjatë një telefonate në WhatsApp.
Këtë e kuptoje vetëm pasi mbaronte biseda tek thirrjet e humbura. Opsioni i ri do ta lërë në dorën tuaj nëse do të refuzoni telefonuesin e dytë apo do të vazhdoni të flisni me të parin.