Dalja e presidentit amerikan nga samiti i NATO-s, duke anashkaluar konferencën tradicionale të shtypit, dikur do të ishte perceptuar si një “sulm” ndaj qeverisë pritëse. Por largimi i Donald Trump nga Londra ishte një lehtësim për Boris Johnson. Trump është një mbështetës i Brexit dhe e vlerëson kryeministrin, por prania e tij në vend ishte një rrezik elektoral për konservatorët.
Disa votues britanikë e admirojnë Trumpin, ose ai i duket i këndshëm, por asgjë më shumë. Nuk është aq e këndshme që udhëheqësi i konservatorëve të pëlqehet nga një njeri famëkeq për pandershmëri, injorancë, narcizëm dhe shovinizëm.
Qeveritë evropiane kanë pranuar kryesisht që Brexit do të ndodhë, por kjo nuk do të thotë se ata janë pajtuar me implikimet e tij strategjike.
Referendumi i vitit 2016 dhe zgjedhja e Trump në mendjet e liderëve evropianë janë konsideruar si trauma binjake.
Trump ka përbuzur hapur liderët e BE. Johnson, nga ana tjetër, njihej në Bruksel si një gazetar eurosceptik para se të zgjidhej si deputet.
Një kryeministër britanik që luan lojën e Trump e çon vendin në një izolim të rrezikshëm diplomatik dhe rënie ekonomike.
Johnson duket se e njeh këtë rrezik. Në samitin e NATO-s ai ka shmangur pyetjen nëse Evropa duhet të ndjekë një axhendë më autonome sigurie meqë Uashingtoni nuk mund të jetë më i besueshëm. Kjo është një situatë strategjike për të cilën Brexit nuk ofron zgjidhje.
Konservatorët do të jenë të lumtur nëse i gjithë samiti harrohet shpejt. Kjo në vetvete lë të kuptohet se masgtrimi në këto zgjedhje: pohimi i Brexit si një projekt i emancipimit kombëtar, do ta bëjë Britaninë më të nënshtruar ndaj interesave të SHBA dhe më të dobët në negociatat me Brukselin.
Nga ana tjetër, kjo është simptomë e një ngjashmërie kulturore me pjesën tjetër të Evropës që është shumë e lënë pas dore në debatin politik.
Ekziston një oreks në Britani për të “mbaruar Brexit”, siç premton me zë të lartë Johnson, por ky është një produkt i lodhjes me procesin, jo një licencë për ta kthyer vendin në një ekskluzivitet evropian të Trumpizmit.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al